Problemet që shkakton gjëndra tiroide

Gjëndra tiroide është një gjëndër me sekretim të brendshëm, e vogël, në formën e fluturës dhe e vendosur në pjesën e poshtme të qafës. Si gjëndër me tajim të brendshëm, ajo prodhon hormone nën ndikimin e jodit të cilin e sigurojmë me anë të ushqimeve.

Për funksionimin e rregullt të saj, është mjaftë i rëndësishëm niveli i jodit në organizëm. Niveli i lartë i estrogjenit është tjetër faktor që ndikon në prodhimin e hormoneve të tiroides, parazitëve të zorrëve e të tjerë.

“Mungesën e jodit, tashmë, e marrim nga kripa e kuzhinës pasi ajo është e jodizuar”, ka thënë internistja, endokrinologia e diabetologia Arita Haxhiu, e cila shton që trajtimi i kësaj problematike varet nga stadi mjekësor në të cilën ndodhet pacienti.

Pacientët ankohen për lodhje, shtim në peshë, dobësi trupore. Mund të kenë flokë të hollë, lëkurë të thatë, thonj që këputen shpejt, ndryshime në ciklin hormonal tek femrat dhe intolerantë ndaj të ftohtit. Një karakteristikë e deficiencës jodike është dhe zmadhimi i tiroides, shfaqja e të ashtuquajturës strumë që shpeshherë i sjell pacientët te mjeku. Në varësi të madhësisë së strumës, pacienti mund të manifestojë edhe simptoma të tjera si vështirësi për t’u gëlltitur (disfagi), ulje e kapacitetit për ushtrimet dhe ngjirje zëri etj.

Te fëmijët Jodi është një element kyç në zhvillimin e sistemit nervor qendror prandaj një kujdes i veçantë duhet treguar tek nënat shtatzana, në të cilat funksioni i tiroides duhet të jetë brenda normës.

Këta pacientë janë shpeshherë nervozë, të irrituar, anksiozë, kanë dridhje trupi të shprehur dhe dridhje te duarve. Çrregullimet e humorit janë të shpeshta dhe ankojnë në lodhje dhe dobësi trupore të shprehur. Mund të kenë rritje të rrahjeve të zemrës (takikardi) ose edhe çrregullime të ritmit si rezultat i rritjes së prodhimit të hormoneve të tiroides. Ankojnë për një rënie të shprehur në peshë dhe intolerancë ndaj të nxehtit. Shpeshherë mund të vënë re zmadhimin e tiroides në formën e një nodusi mbi sipërfaqen e lekurës.

Probleme të tilla hasin edhe gratë shtatzëna. Përveç se duhet të testohet në stadet e para të shtatzanisë, gjëndra tiroide mund të jetë problem edhe për aborte, menstracione dhe progresin që mund të ketë shtatzania.

“E kam praktikuar, që çdo gruaje shtatëzënë t’i propozoj analizat e kësaj gjëndre”, ka thënë Drita Kabashi, gjinekologe.

Vlen të përmendet që në mungesë të kësaj gjëndre, duhet të merret terapia kronike gjë e cila nënkupton që hormoni do të duhej të zëvendësohej me anë të medikamenteve.

Rrjedhimisht, me problemet që shfaqen, problemet me lëkurën janë diçka e pashmangshme.

“Lëkura është organ i ndjeshëm”, ka thënë dermatologia, Dafina Krasniqi, e cila paralajmëron shfaqjen e akneve. Këto të fundit, do t’u ndihmonte përdorimi i vitaminës e cila mban të lëngshme lëkurën duke mos e lënë të thahet. Ajo shton që flokët, gjithashtu, do të prekeshin nga ky problem duke mos u rritur më.

Andaj, ushqimet që përmbajnë jod siç janë produktet e detit, arrat, e kuqja e vezës janë ato që ju duhet të mos i largoni nga dieta ushqimore. Ndërkaq, reduktoni ushqimet jeshile si lulelakrën, brokolin, ngase këto parandalojnë tiroiden të kapë jodin, glutenin dhe qumështin e sojës.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika