Prokuroria konfirmon ndalimin për 48 orë ndaj Faruk Mujkut dhe Hysen Muzliukajt

Prokuroria Speciale ka konfirmuar arrestimin e Faruk Mujkës, kryeshefit ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike "Ibër-Lepenci", dhe Hysen Muzilukajt

Prokuroria Speciale e ka konfirmuar arrestimin e kryeshefit ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka dhe Hysen Muzilukaj, këshilltar i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se të dy dyshohen se me dashje e kanë shfrytëzuar detyrën me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë.

“Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se dy personat të ndaluar, të pandehurit F.M dhe H.M, në cilësi të personave zyrtarë, me dashje kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk i kanë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që të ushtrojnë funksionin e tyre në bazë të ligjit”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë, “të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në kryerjen e veprës penale [Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar], e sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal të Republikë së Kosovës”.

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, të njëjtit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Po ashtu, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, “Njësia e Veçantë e Hetimev, ka kryer bastisje në dy lokacione, pronë e dy të dyshuarve F.M dhe H.M. Gjatë bastisjes në njërin lokacion, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar shuma e të hollave prej gjashtëdhjetë mijë (60.000.00) euro”.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika