Protestohet për tërheqjen e 30% të mjeteve të Trust-it

Protesta do të zhvillohet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, rreth orës 12:00

Ilustrim

Të enjten e 26 majit do të protestohet për lejimin e tërheqjes së një përqindjeje të mjeteve të Trust-it pensional nga qytetarët.

Kështu kishte bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Protesta do të zhvillohet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, rreth orës 12:00.

Ilustrim

Ndonëse nuk u miratua nga Komisioni për Buxhet, propozimi për tërheqjen e mjeteve nga Fondi i Kursimeve pensionale (Trust), do të shqyrtohet në Kuvendin e Kosovës pa aprovimin e këtij komisioni.

Disa nga deputetët opozitarë të këtij komisioni ishin pro, ndërsa votat e pushtetit ishin kundër.

Në anën tjetër, Verica Ceraniç e Listës Serbe ishte pro, ndërsa Duda Balje abstenoi.

Deputeti Haxhiu me vetiniciativë kishte dorëzuar në Kuvend Projektligjin për Fondet Pensionale të Kosovës, më nëntë mars.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu

Mundësinë për tërheqjen e mjeteve monetare nga Trusti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka parë si zgjidhje.

“E kemi thënë shumë më herët, edhe kur ishin në opozitë, edhe tani me pakon e ringjalljes ekonomike e zbusim krizën e cila për shkak se ka faktorë më të mëdhenj sesa në vendin tonë, nuk është e eliminueshme përnjëherë. Por, nuk konsiderojmë se duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm, do të mund ta zgjidhim problemin. Edhe ekspertët kanë thënë se një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”, kishte thënë ai para mediave.

Ndërkaq, një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë edhe në vitin 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë COVID-19.

Nga Trusti ishin tërhequr afro 200 milionë euro nga mbi 420 mijë kontributpagues.

Tërheqja ishte bërë pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

Propozimi për tërheqjen nga Trusti shkon në Kuvend pa miratimin e komisionit

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika