Protestuesve të Sirisë iu konfiskohen pronat

Sipas artikullit të ‘The Guardian” , më shumë se 1.5 miliardë dollarë prona personale, duke përfshirë makina, ullishte, dyqane, shtëpi, pajisje elektronike dhe bizhuteri, janë sekuestruar nga qeveria siriane nga qytetarët e akuzur për bashkim me protestat antiqeveritare, sipas një grupi të të drejtave të njeriut.

Shoqata e të burgosurve dhe të zhdukurve në burguan “Sednaya” (ADMSP) vlerson se pothuajse 40% e të burgosurve pas kryengritjes siriane të vitit 2011 iu nënshtruan konfiskimeve të pronave.

Kjo shoqatë pretendon se regjimi sirian është përpjekur të anashkalojë sanksionet ndërkombëtare nëpërmjet këtyre të ardhurave. Ndërkohë, që siguron që ish-të burgosurit në mërgim nuk kanë asgjë për t’u kthyer teksa vendi lufton për t’u rindërtuar.

“Regjimi e bëri këtë, ata morën gjithçka që ne të mos kthehemi”, tha Hassan Al Haj, duke kujtuar tokën e familjes së tij në një fshat afër Alepos. “Dikur kishim tokë me ullinjë dhe fëstëkë. Kisha ndërtuar një shtëpi atje, por nuk u vendosa atje.”

Bashar Al Assad

Hassan Al Haj dhe ish-të burgosurit e tjerë, të intervistuar nga ‘The Guardian” thanë se janë detyruan të nënshkruanin dënime kundër tyre ndërsa ishin të lidhur me sy, pasi u gjykuan me akuza për terrorizëm, për pjesëmarrje në protesta. Kjo do të thoshte se as ata dhe as familjet e tyre nuk ishin të vetëdijshëm se ishin të detyruar të nënshkruanin si të drejtat e tyre civile ashtu edhe çdo gjë që zotëronin.

“Familja ime fillimisht nuk e dinte se kishte një vendim për të sekuestruar pronën tonë”, tha ai. “Ajo që ata dinin ishte se unë u dënova me 15 vite burg.”

Pamje të shkatërrimeve nga lufta në Siri

“Pas lirimit tim, kur pyetëm ata për fshatin tonë mësuam se njerëzit e lidhur me shërbimet e intelegjencës po përdorin tokën tonë, për të mbjellur pemë dhe për të shitur drutë. Ata u thonë njerëve në fshat se kjo tokë, këto prona i përkasin terroristëve. Në mënyrë që askush të mos guxojë të afrohet apo të bëjë ndonjë pyetje.”

ADMSP përshkruan se si regjimi diktatorial i Bashal al-Assad-it, përmirësoi metodat ligjore për të konfiskuar pronën nga të burgosurit, si pjesë e një goditje brutale ndaj protestave pas kryengritjes siriane të vitit 2011.

Të akuzuarit për bashkim me demostratat ose për kryerjen e aktiviteteve antiqeveritare u dënuan sipas një ligji anti-terrorizëm, që i lejon shtetit t ‘u heqë përgjithmonë të gjitha të gjitha të drejtave civile dhe të zgjedh, të sekuestrojë çdo pronë ose send.

“Ka ngjashmëri me një taktikë hakmarrjeje ose frikësimi që regjimi po përdor”, tha Diab Serih nga ADMSP, i cili vuri në dukje se konfiskimet kanë riformuar Sirinë, pasi shumica e pronave të pretenduara nga shteti janë në zona të lidhura me mospajtim, për shembull si Daraya në jug dhe Homs e Aleppo në veri.

Tarek Ibrahim, emri i të cilit është ndryshuar për sigurinë e tij, përshkroi se si qeveria sekuestroi 15 mijë metra katrorë të tokës së familjes së tij pranë Damaskut. “Kam pasur shumë kujtime të bukura nga ai vend”, tha ai. Shteti gjithashtu sekuestroi një dyqan pajisjesh kompjuterike të drejtuara më parë nga familja e tij.

Ibrahimi u arrestua se bashku me dy vëllezërit e tij në vitin 2012, pasi ishin punonjës të një medie anti-qeveritare në Aleppo. Familja e tij më vonë mësoi se dy vellëzerit e tij u ekzekutuan në burgun ushtarak ‘Sednaya’, jashtë Damaskut.

Ilustrim

Vetëm pas lirimit nga burgu në vitin 2021, Ibrahimi mësoi se i ishin hequr të gjitha të drejtat civile, duke përfshirë të drejtën për të pasur pronë ose pasuri. Vedimet ndaj tre vellëzerve nënkuptonin se e gjithë prona e familjes ishte konfiskuar, përfshirë tokën e prindërve të tyre.

“Të gjitha pronat tona familjare tani janë në pronësi të shtetit. Ne nuk mund të bëjmë asgjë me ta – nëse përpiqemi t’i shesim ose t’i marrim me qera, qeveria do të kapë dhe do të arrestojë cilindo që mund të jetë i përfshirë”, tha ai.

Ibrahim më tej tha se vendosi të largohej nga Siria, pasi u arrestua dhe më pas u dëbua nga një ndërtesë qeveritare për përpjekje për të marrë një pasaportë për vajzën e tij të vogë. Liderët e shtetij panë se dokumentet e tij kishin një vulë që tregonte se atij i ishin hequr të gjitha të drejtat civile. Ata e paralajmëruan: “Nëse kthehesh, do të të arrestojmë.”

Shija e redaktorit

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 446 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Rama e quan “hap historik” votimin Pro anëtarësimit të Kosovës...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka konsideruar si hap historik votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE) që i hap rrugë anëtarësimit...

Të fundit nga rubrika