PSG me një gol më shumë rrëmben fitoren në ndeshjen miqësore ndaj ekipit të Ronaldos

Ndeshja miqësore mes PSG-së dhe yjeve të klubeve saudite Al Hilal dhe Al Nassr doli të jetë me shumë gola nga të dyja ekipet, ku në fund u mbyll me rezultat 5-4 për skuadrën franceze

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Foto nga ndeshja Al Nassr-Al Hilal dhe PSG

Ka përfunduar ndeshja e Paris Saint-Germain ndaj 11-shes së ekipeve saudite Al-Nassr – Al Hilal, me rezultat 5:4 për ekipin francez.

Golat në Riad të Arabisë Saudite nuk kishin të ndalur që nga goli i parë i Lionel Messit në minutën e tretë të ndeshjes.

Ndërsa, në minutën e 33-të erdhi goli i dytë i ndeshjes nga Cristiano Ronaldo duke iu kundërpërgjigjur Messit.

Neymari humbi një penallti në minutën e tretë të minutave shtesë në pjesën e parë, ndërsa tre minuta më vonë, Ronaldo shënoi për rezultat 2:2, dhe kështu përfundoi pjesa e parë e miqësores.

Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Neymar gjatë ndeshjes miqësore

Me fillim të pjesës së dytë, Sergio Ramos ishte i pari që realizoi rikthimin e epërsinë së klubit francez, pas asistimit nga Kylian Mbappe (53’).

Mirëpo, nuk zgjati shumë dhe vendasit e barazuan sërish rezultatin me golin e Hyun-Soo Jang (56’).

Një penallti tjetër erdhi në favor të PSG-së në vijim të lojës dhe përgjegjësin e mori Kylian Mbappe për ta rikthyer avantazhin e kampionit francez.

Pra, me një goditje të fortë në të majtë të portierit, Mbappe në minutën e 60-të ka siguruar që PSG-ja të jetë sërish në epërsi.

Zëvendësime nga të dyja skuadrat

Pas këtij goli, ndodhën zëvendësimet dhe dy superyjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi u larguan nga loja, së bashku me Neymar e Kylian Mbappe.

Mbrëmja e Ronaldos u mbyll teksa mori një dyshe të dobishme në debutimin e tij në Al-Nassr.

Golin e pestë për francezët e shënoi Hugo Ekitike në minutën e 78-të, pra për rezultatin 5:3.

Kjo miqësore në Riad ishte ndeshja e parë e Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite që nga nënshkrimi për Al Nassr dhe është ndeshja e parë me Ronaldon dhe Lionel Messin që kur Juventus mundi Barcelonën 3-0 në dhjetor të vitit 2020.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika