PSG mposht Liverpoolin në “Parkun e Princave”

Paris Saint-Germaini ka vazhduar dominimin ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, duke marrë një fitore të rëndësishme 2:0 në ndeshjen e parë çerekfinale të zhvilluar në “Parkun e Princave”.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique e nisi fuqishëm takimin dhe kaloi në epërsi shumë herët. Në minutën e 11-të, Desire Doue realizoi për 1:0, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, PSG-ja vazhdoi dominimin dhe e dyfishoi epërsinë në minutën e 65-të, kur Khvicha Kvaratskhelia shënoi për 2:0.

Pavarësisht rezultatit, francezët kontrolluan plotësisht lojën, duke mbajtur 70 për qind të posedimit të topit dhe duke krijuar 18 raste, ndërsa Liverpooli u kufizua vetëm në tri tentativa.

Me këtë fitore, PSG bën një hap të madh drejt gjysmëfinales, por gjithçka mbetet e hapur para ndeshjes së kthimit që zhvillohet të martën e ardhshme në “Anfield”, ku Liverpooli do të kërkojë përmbysjen.

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika