PSRK-ja lavdërohet për aksionet për trafikim droge e shpërlarje parash

Si rrallë herë, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, doli në konferencë për media, ku bëri një përmbledhje të punës së këtij institucioni për këtë vit. Por, konferenca u ftua për një aksion që ndodhi para një jave por u bë publik sot e ku u sekuestruan asete në vlerë të 1 milion eurosh, nga një hetim i përbashkët me Francën e Italinë

Në konferencë erdhën, por asnjëri nga 5 prokurorët e departamenteve të ndryshme të Prokurorisë Speciale nuk morën fjalën.

Për aksionin e një javë më parë, që u zhvillua me autoritetet ndërkombëtare e që në Kosovë u sekuestruan asete me vlerë 1 milion euro që kishin të bënin me një rrjet pastrimi parash të trafikimit të drogës, foli kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Isufaj lavdëroi institucionin që udhëheq, teksa u kursye në dhënien e informacioneve për rastin.

“Ky operacion është realizuar në kuadër të një hetimi, një pastrimi transnacional të të ardhurave të nxjerra nga trafikimi i drogës nga autoritet italiane dhe franceze, të koordinuar nga Europli dhe Eurojust e në bashkëpunim të plotë me PSRK-në. Në kuadër të këtij rasti janë arrestuar dy persona në shtator të 2025 nën dyshimin për kryerjen e veprave penale pjesëmarrja apo organizimi i grupit kriminal të organizuar dhe shpërlarja e parave, operacioni në fjalë është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional”, ka thënë Blerim Isufaj – Kryeprokuror i PSRK-së.

Në konferencë, Isufaj foli edhe për punën e departamenteve të tjera, përfshirë edhe hetimin e krimeve të luftës.

“Këtë vit kemi realizuar edhe dy aksione që lidhen me krime të lufres, në këtë drejtim me masakrën e Reçakut janë arrestuar 5 persona, ndërsa me një operacion tjetër të kryer në Syridan janë arrestuar 5 persona për krime lufte, pastaj hetimet për lagjen në familjen Jashari së shpejti do finalizohen”, , ka thënë Blerim Isufaj – Kryeprokuror i PSRK-së.

I pyetur rreth deklaratave politike të zyrtarëve të shtetit, ku vazhdimisht kritikohet, Isufaj ishte i shkurtër në përgjigje.

“Këtu jan pyetje që mund të ja drejtoni Këshillit Prokurorial të Kosovës, megjithatë unë nuk i komentoj deklaratat politike të askujt, nuk bij pre e askujt kaq”, ka thënë Blerim Isufaj – Kryeprokuror i PSRK-së.

Isufaj i ka vlerësuar si sukses të PSRK-së, aktgjykimet dënuese të shpallura në rastet e spiunazhit si dhe në rastin Banjska, nga shkalla e parë, tek përmendi se së shpejti do nis gjykimi edhe për rastin e Iber Lepencit.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika