Punëtorët e QKMF-së në Prishtinë protestojnë për mosekzekutimin e pagave

Të premten, disa punonjës shëndetësorë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë kanë protestuar si shenjë revolte për mosekzekutimin e pagave nga ana e Qeverisë, respektivisht Ministrisë së Financave

Foto:EkonomiaOnline Protestat e punëtorëve shëndetësorë para QKMF-së

Të premten e 2 shtatorit, para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë kanë protestuar dhjetëra punëtorë shëndetësorë të kësaj qendre për mosekzekutimin e pagave për muajin gusht, raporton EO.

Kryetari i Shoqatës Sindikale, Sherif Makolli, ka thënë se protesta ka zgjatur 15 minuta dhe se shërbimet për pacientë nuk do t’i pezullojnë.

“Përmes kësaj proteste 15-minutëshe shprehim pakënaqësitë tona dhe indinjatën tonë. Po luajnë me dinjitetit e punëtorit shëndetësor. Ju e dini sa kemi punuar gjatë pandemisë, si sindikatë do të vazhdojmë të përdorim mjetet tona”.

E sa për koeficientet e Ligjit të Pagave, ka thënë se ky ligj ka vend për përmirësim.

“Jemi në një protestë për të shprehur pakënaqësitë tona. Koeficientet që kanë dalë në horizont, nuk janë për t’u hedhur poshtë, por ka vend për përmirësim”.

Ai ka thënë se janë detyruar që kohën e pauzës ta shfrytëzojnë për këtë protestë.

Po ashtu, ai ka kërkuar nga institucionet që të ndërmarrin hapa në këtë drejtim.

Ndryshe, të mërkurën e 31 gushtit, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se ekzekutimi i pagave për këtë muaj është bërë vetëm i pjesshëm, për arsye se sipas tij, organizatat buxhetore nuk i kanë dërguar listat e atyre që kanë dalë në punë me kohë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika