Punëtorët e sektorit privat – Qeverisë e kompanive: Është bërë vonë, kthjelluni ose lamtumirë

“Rritni pagat, s’punojmë më për 200 euro”, “Qeveri nënshkruani marrëveshjen kolektive”, “Duam të drejtat tona”, “Kërkojmë rritjen e pagave”

Punëtorët e sektorit privat – Qeverisë e kompanive: Është bërë vonë, kthjelluni ose lamtumirë

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka protestuar në sheshin “Skënderbeu”, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Ata kanë kërkuar rritje të pagave, madje kanë paralajmëruar kompanitë dhe Qeverinë se “është bërë vonë, kthjelluni ose lamtumirë”.Përfaqësuesit e sektorit privat kanë mbajtur në duar disa pankarta me mbishkrime “Rritni pagat, s’punojmë më për 200 euro”, “Qeveri nënshkruani marrëveshjen kolektive”, “Duam të drejtat tona”, “Kërkojmë rritjen e pagave”.

Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi, tha se Kosova është vendi me numrin më të madh të vdekjeve në rajon të punëtorëve të sektorit privat.

Ai tha se Qeveria nuk është duke i plotësuar kushtet që po i kërkojnë punëtorët, duke shtuar se vetëm gjatë dy viteve nga Kosova kanë ikur mbi 100 mijë punëtorë. Azemi tha se paga minimale në sektorin privat vazhdon të jetë 130 deri në 170 euro, pavarësisht se Qeveria e Kosovës kishte premtuar 350 euro për një pagë të tillë.

“Do të kishim pasur dëshirë që edhe në të kishim dalë që të festojmë, por a di pse nuk jemi dalë, sepse kompanitë dhe Qeveria nuk po na lejon që të dalim. Sepse ata nuk e kanë problem pagën dhe benificionin. Ata po kanë problem kur ne po iu prishim ndonjëherë. Sot kemi dalë që ta bëjmë një bilanc, sot një vit kemi qenë këtu, sot një vit i kemi ofruara Qeverisë këto kërkesa, bilancin Qeverisë së Kosovës ka hyrë zero”.

“Të gjithë po jetojmë këtu. Të gjithë jemi të vetëdijeshm se sa është inflacioni dhe pagat tona që i marrim nga qeveri, janë po ato që kanë qenë. Edhe në kemi shpirt, edhe ne dëshirojmë që të jetojmë, t’i gëzojmë fëmijët tanë po ju nuk po na lejoni. Kërkuam pa ndërprerë që ta kemi një 30% të trustit, mbajtëm shpresë që më në fund do t’i gëzojmë familjet tona dhe kjo nuk ndodhi. 25 herë i kërkuam kryeministrit e ministrave që t’i rregullojmë kushtet punëtorëve të Kosovës”.

“Kosova është e para në rajon me punëtorët e vdekur, ne kemi probleme edhe për të organizuar edhe funeral, Qeveria ka premtuar që do të ndajë një fond, por nuk e ka bërë. Më vitin 2021-2022 mbi 100 mijë punëtorë kanë ikur nga Kosova”, tha ai.

Bedri Elshani, përfaqësues i 130 punëtorëve sigurimit të UP-së, tha se nëse nuk plotësohet kërkesat e tyre do të detyrohen ta lëshojën Kosovë, duke thënë “le të vijën të Bangladeshit të punojnë këtu”.

“Jemi dalë me protestuar për drejtat tona, për paga më të mira, përndryshe do ta lëshojmë Kosovën dhe le të vinë prej Bagladeshit të punojnë”, tha Elshani.

Sakibe Hoti, kryetare e Sindikatës nga Gjakova, tha se po keqpërdoren nga Qeveria. Edhe ajo kërkoi që të jenë të barabartë me të gjithë ose do ta lëshojnë Kosovën.

“Na sot jemi çuar për të drejtat tona, se të drejta nuk i kemi të barabarta, nga qeveria po na keqpërdorin. Ju lutemi që ose të jemi të barabartë ose do të ikim të gjithë”.

“Ju lutem Ministrisë së Shëndetësi që të na përkrahë, përndryshe do la lëshojmë të gjithë e do të ikim nga vendi”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika