Putin thotë se Rusia nuk i refuzon bisedimet e paqes

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se nuk e kundërshton idenë e bisedimeve të paqes për Ukrainën, duke theksuar se një nismë afrikane dhe kineze mund të shërbejë si bazë për gjetjen e paqes

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se nuk e kundërshton idenë e bisedimeve të paqes për Ukrainën.

Duke folur pas takimit me udhëheqësit afrikanë në Shën Petersburg, ai ka theksuar se një nismë afrikane dhe kineze mund të shërbejë si bazë për gjetjen e paqes, shkruan BBC.

Putin ka thënë gjithashtu se ishte e vështirë të zbatohej një armëpushim kur ushtria ukrainase ishte në ofensivë. Ukraina dhe Rusia kanë thënë më parë se nuk do të vijnë në tryezën e bisedimeve pa parakushte të caktuara.

Ukraina dëshiron që kufijtë e saj, siç ishin në vitin 1991, të rivendosen, diçka që Kremlini është thellësisht kundër. Moska argumenton në vend të kësaj se që të zhvillohen negociatat, Kievit duhet të pranojë “realitetin e ri territorial” të vendit të tij.

Putin ka shtuar në konferencën për shtyp të shtunën vonë natën se nuk kishte plane për të intensifikuar veprimet në frontin ukrainas për momentin. Ai mbrojti gjithashtu arrestimin e zërave kritikë nga Kremlini, duke pretenduar se disa njerëz po dëmtonin Rusinë nga brenda.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika