Qalaj: Maqedonia nuk pati informata për atentat ndaj Kurtit

Reshat Qalaj, deputet i PDK-së, ka thënë se Maqedonia e Veriut nuk ka pasur informacione për atentat ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti

Reshat Qalaj, deputet i PDK-së

Reshat Qalaj, deputet i PDK-së, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, për raportimet lidhur me përgatitjet për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, ka thënë se Maqedonia e Veriut nuk ka pasur informacione për atentat ndaj kryeministrit Kurti.

“Maqedonia nuk pati informata për atentat ndaj Kurtit”, ka thënë deputeti i PDK-së.

Afrim Veseli, ish-kolonel i FSK-së, ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të dalë me një sqarim dhe të tregojë nëse ka pasur apo jo atentat ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Lexo dhe: Veseli: Prokuroria të sqarojë nëse pati atentat apo jo ndaj Kurtit

Ai e konsideron shqetësuese kërcënimin i cili pretendohet t’i jetë bërë kreut të ekzekutivit, Albin Kurtit.

Ndryshe, Kurti ka thënë se pa shumë forca policore gjatë vizitës në Shkup, ndërsa televizioni publik në Kosovë raportoi paraprakisht se masat e rrepta të sigurisë u ndërmorën, pas informacioneve se po planifikohej një atentat ndaj tij.

Kurti nuk e mohoi se ka pasur përpjekje për atentat, teksa tha se ka vazhdimisht kërcënime nga Beogradi, por theksoi se nuk ndihet i rrezikuar.

“Kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesën për këtë mbledhje që e mbajtëm, e ku mysafiri special ishte përfaqësuesi i SPD-së gjermane, Lars Klingbeil”, ka thënë kryeministri Kurti.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika