“Qeveri e rrethuar me terrin e arbitraritetin dhe arrogancës”, Tahiri komenton Raportin e DASH-it

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Në vend të dritës i tërë kabineti qeveritar është i rrethuar me terrin e arbitraritetin dhe arrogancës gjatë këtyre viteve”.

Kështu thotë shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit ku po diskutohet për Raportin e DASH-it dhe gjetjet e tij.

Ai thotë se ku raport i ka dhënë “një shije të hidhur dhe një shenjë të zezë Kosovës duke ia dhënë 4 etiketa që duhet kjo qeveri t’i argumentojë”.

“Jemi në muajt e fundit të një mandati 4 vjeçar dhe ajo që mund të them si konstatim i parë është se qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka marrë goditjen më të madhe në vitin e fundit duke evidentuar ndër to 3 probleme serioze që përgjatë rrugëtimit të kësaj qeverie kanë qenë subjekt i diskutimi, validimit dhe trajtimit. Po e nisi me gjetjen e parë të këtij raporti. Në faqen e parë ky raport thotë se kjo qeveri ka problem serioz me korrupsionin. Ajo që mund të them është se madhësia e një dështimi nuk mundet të shihet nga ata që janë pjesë të saj… madhësia e dështimit e ka emrin autoritarizëm. Problemi bëhet edhe më i madh për shkak se kjo qeveri në vend që të marrë masat për të luftuar korrupsionin, ajo në fakt e korruptuar luftën për korrupsion me dy veprime evidente”, u shpreh Tahiri.

Teksa pyet si ka mundësi që kjo qeveri për tre vjet nuk është në gjendje ta sjellë strategjinë antikorrupsion, Tahiri shtjellon edhe dy çështjet e tjera.

“Çështja e dytë lidhet me reagimin që e bën vetë qeveria.  Të gjitha aferat korruptive, publike, në të gjitha ka pasur mbrojtje në formë të një luftëtari të një mbrojtjeje të një të zeze. Është e pabesueshme kjo qasje. Çështja e dytë që për ne është shumë problematike ndërlidhet me brengën që ky raport e sjellë në raport me pavarësinë e gjyqësorit. Çështja e tretë ndërlidhet me shqetësimet që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes dhe mediat”.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika