Qeveria i miraton shtesat e rrezikshmërisë për policinë, nuk plotësohen kërkesat e NJSI-së

Gjatë mbledhjes së qeverisë, sot janë miratuar shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës, të cilat janë propozuar herën e kaluar, pa ndonjë ndryshim të vlerave

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Qeveria e Kosovës i ka miratuar sot shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës, duke mos i plotësuar kërkesat e NJSI-së, të cilët kishin shfaqur pakënaqësitë e tyre përmes protestës para Qeverisë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në pikën e dytë të mbledhjes së Qeverisë, “Shqyrtimi i Propozim-vendimit për miratimin e listës së pozitave për përfitimin e shtesës për kushtet specifike të punës” hyjnë edhe shtesat e rrezikshmërisë së Policisë së Kosovës.

Kabineti qeveritar sot votoi pro kësaj pike, edhe pas takimit të djeshëm që patën me pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese, pas protestave të tyre për pakënaqësitë që kanë në paga dhe në shtesa.

Kryeministri Albin Kurti ka folur për takimin që dje ka pasur me pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese pas protestave të tyre për pakënaqësitë që kanë në paga dhe në shtesa.

Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka deklaruar se Njësisë Speciale Intervenuese “që diskutuam gjatë rreth kërkesave të tyre dhe arsyeshmërisë sonë mbi kategorizimin dhe vlerën e shtesave të rrezikshmërisë”.

“Në takim i njoftuam dhe i siguruam ata se kategorizimi dhe vlera e shtesave është bërë me kujdes të shtuar duke marrë në konsideratë të gjithë faktorët rreth punës dhe përgjegjësive të tyr,m por të njëjtën kohë duke e pasë parasysh edhe kufizimet të cilat ekzistojnë. Jemi dhe do të vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar për përmirësimin e kushteve dhe pajisjeve të Policisë së Kosovës. Si përfundim shtesa për rrezikshmëri do të fillojë së aplikuari nga paga e nëntorit, kurse për muajt e deritanishëm nga hyrja në fuqi e Ligjit për Paga ajo do të ndahet në formë retroaktive”, ka thënë Kurti.

Qeveria e Kosovës ka kaluar në mbledhje të mbyllur për të diskutuar lidhur me programin vjetor 2023 për rezervat shtetërore të mallrave. Para se të kalohet në mbledhje të mbyllur, kryeministri Albin Kurti ka kritikuar qeveritë paraprake, për të cilat tha se kanë bërë planifikim të varfër në këtë drejtim.

Kurti tha se janë ndërmarrë një sërë reformash në këtë fushë, për të siguruar mirëqenien e qytetarëve.

“Pika e pestë është shqyrtimi i propozimit-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e programit vjetor 2023 për rezervat shtetërore të mallrave. Për të siguruar mirëqenien e qytetarëve tanë, kemi ndërmarrë një sërë reformash. Politikat tona janë reflektuar përmes ndryshimit të ligjeve, duke siguruar kështu standard të caktuar minimal për avansimin e politikave”.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika