Qeveria paralajmëron se nuk do të paguhen ata që nuk punuan

Ani pse mësimi filloi ata që kryejnë punën e mësimdhënësit nuk janë paguar akoma. Madje nga ekzekutivi kanë thënë se rroga nuk do të ketë për të gjithë ata që kanë qenë në grevë





Mësimi ka filluar por mësimdhënësit ende nuk janë paguar ani pse është data tre tetor.
Gjithsesi ky mësimdhënës ka shpresa që paga e tij do t’i procesohet.

“Zakonisht pagat ekzekutohen pasdite, sot jemi të disponum paradite, të shohim cka po bohet pasdite”, ka thënë Naim Bytyqi mësimdhënës.
Por, sipas një përgjigje të Qeverisë pagat me gjasë nuk do të dalin fare.
Kjo pasi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka dhënë indikacione se nuk paguhen mësimdhënësit që ishin në grevë për një muaj gjatë shtatorit.

“Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për Greva”, ka thënë Përparim Kryeziu.
E nëse ndodhë kjo, përshkallëzim të situatës paralajmëron kryesindikalisti, Rrahman Jasharaj.
“Uroj që deri në kufirin ligjor më 5 tetor, Qeveria të mos e bëjë edhe këtë goditje, por t’i procesojë pagat, përndryshe do të kemi situatë të acaruar. Edhe mediat e kanë parë se edhe kur u bë pezullimi i grevës, votat pro dhe kundër ishin kogja të përafërta. Nuk është e drejtë të shkelen ligjet dhe të shkelet humaniteti. Nëse bëhet kjo goditje atëherë s’kemi si të mos besojmë se Qeveria i do grevat dhe përplasjet”, ka treguar Rrahman Jasharaj krytar i SBAShK-ut.
Afati ligjor për ekzekutimin e pagave për punëtorët e sektorit publik është më së largu data e pesë e çdo muaji.





Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika