Rama e Haradinaj Pajtohen-Diskutojnë për bashkëpunim në disa fusha

Pas shumë përplasjesh në mes të kryeministrit Shqipërisë dhe ish-kryeministrit kosovar, këta janë takuar me 5 prill në Shqipëri.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mirëpritur të martën në takim liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Temat kryesorë të këtij takimi me kryeministrin, Edi Rama, ishin bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e ekonomisë, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme, ka bërë të ditur Ramush Haradinaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë”, ka shtuar ai.

Ky i fundit, kishte falënderuar kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë.

“Nevoja për bashëpunim të ngushtë në mes dy vendeve në ketë kohë aspak normale është e patjetërsueshme”.

Edi Rama dhe Ramush Haradinaj

Përplasjet në mes tyre kishin filluar, kur qeveria Haradinaj kishte vendosur taksën prej 100% si masë reciproke ndaj produkteve të Serbisë.

Rama i kishte kërkuar ta pezullojë këtë masë, por Haradinaj e kishte refuzuar.

Rama kishte shkruar se “Askush s’i ka bërë Ramushit presion në Berlin për të hequr taksën. Unë jo e jo. Madje askush as ia ka kërkuar hiç që ta heqë taksën! Unë jo e jo. Përkundrazi”, kishte deklaruar në Facebook.

Situata ishte përkeqësuar saqë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e kishte paditur në gjykatë Haradinajn nën akuzat për shpifje.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika