Rama për Lulzim Hetemin: Është i burgosur faktikisht, sepse s’del dot as të marrë ajër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për kryetarin e komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi, ka thënë se është i burgosur, sepse sipas tij ai nuk del dot as të marrë ajër

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar edhe zgjedhjen e kryetarëve të rinj të komunave veriore.

Rama ka thënë se kryetarët e komunave veriore janë duke qëndruar të mbyllur si Oso Kuka. Ai thotë se kryetarët kanë ardhur në pushtet vetëm me 1 për qind të votave.

“Çdo të thotë kjo që të mbajmë akoma disa kryetarë komunash të cilët janë zgjedhur me 1% të votave, që rrinë të mbyllur si Oso Kuka. Njëri rri atje me policë dhe është i burgosur faktikisht, sepse s’del dot as të marrë ajër. E të tjerët rrinë diku ku s’dihet ku janë dhe në ndërkohë që në tavolinë është plani franko-gjerman”, ka thënë Rama. /Euronews Albania

Rama në këtë intervistë ka diskutuar edhe për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për të cilin ka thënë se është një mik që e çmon dhe e respekton, por si kryeministër nuk e mirëkupton.

“Albini është një person të cilin unë e çmoj, një mik që e respektoj, por në këtë rast është kryeministri i Kosovës të cilin unë nuk e mirëkuptoj”, ka thënë Rama.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika