Rama për marrëveshjen për energji: Kjo është rruga e duhur, të tjerat janë humbje kohe

Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë për energjinë, sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, është rruga e duhur, dhe sipas tij, reagimet tjera janë “humbje kohe”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Serbisë për energjinë, e ka quajtur si rrugë të duhur, dhe gjithçka tjetër, sipas tij, “është thjesht humbje kohe”.

“Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejtur veten”, ka shkruar Rama në rrjetin social Twitter.

Udhërrëfyesi i zbatimit të marrëveshjeve energjetike

Me qëllim të tejkalimit të krizës dhe problemeve në sektorin e energjisë, duke marrë parasysh Marrëveshjet në lidhje me Energjinë e datës 8 shtator 2013 dhe konkluzionet e lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013 dhe të datës 24 gusht 2015, është rënë dakord për sa vijon Udhërrëfyesi:

1: ZRRE do t’i lëshojë një licencë furnizimi Elektroserver. ZRRE do të sigurojë pajtueshmërinë me kushtet e përcaktuara me licencën e furnizimit, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës.

2: Brenda shtatë ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, Elektroserver do t’i ofrojë KEDS-it dhe KOSTT-it të dhënat më të fundit të disponueshme për konsumatorët, përmes BE-së.

3: Brenda 10 ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, Elektroserver do të nënshkruajë marrëveshjet e nevojshme teknike me KOSTT-in dhe KEDS-in për të operuar në tregun energjetik të Kosovës, d.m.th. Përgjegjësia me KOSTT-in, Marrëveshja e Kyçjes me KEDS-in, dhe një marrëveshje komerciale me KEDS-in për ofrimin e shërbimeve të shpërndarjes (faturimi, arkëtimi, mirëmbajtja dhe kyçja fizike e konsumatorëve të rinj), në katër komunat veriore me shumicë serbe, sipas paragrafit 1 të nenit. 5 të Marrëveshjes 2013.

4: Brenda 15 ditësh të nënshkrimit të marrëveshjeve teknike me KOSTT, Elektrosever do të sigurojë një Kod identifikimi energjetik, me qëllim që anticipojnë në licencën e furnizimit.

5: Në pajtueshmëri me art.14 i marrëveshjes së vitit 2015, brenda 30 ditësh për liqencën e furnizimit KEDS dhe KOST, do të kenë akses në substacionin Valac/Vallaq, gjithashtu edhe të tjera transmisione dhe në infrastrukturën shpërndarëse.

6: Brenda 45 ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, KOSTT dhe KEDS, pas konsultimit me Elektroserver, do t’i dorëzojnë ZRrE-së planin e investimeve dhe kostot e kërkuara të mirëmbajtjes dhe humbjet e rrjetit, bazuar në konsideratat e hollësishme të infrastrukturës ekzistuese.

7: Brenda 21 ditësh, pas hyrjes në fuqi të planit investues dhe kostos së kërkuar për mirëmbajtje dhe kostos së shtrirjes, ERO do të aprovojë në parim këto plane, kosto, edhe shpenzime.

8: Në rast të mospërputhjes me dispozitat e këtyre Konkluzioneve të rënë dakord pas 100 ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, ZRRE mund të vendosë, të pezullojë ose të tërheqë licencën e furnizimit të dhënë për Elektrosever, me kusht që të konsultohet paraprakisht ndërmjet palëve lehtësuar nga BE-ja, gjatë një periudhe maksimale prej 15 ditësh. BE-ja do të japë një opinion ekspert, nëse kërkohet nga të paktën njëra nga palët.

9: Zbatimi i suksesshëm i udhërrëfyesit të dakorduar është pa paragjykim ndaj detyrimeve të palëve, për të zbatuar plotësisht Marrëveshjet e Energjisë nga 2013 dhe 2015.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika