Rama: PS nuk duhet t’i bëhet avokati i askujt

Më nëntë prill, gjatë Kongresit të Partisë Socialiste (PS) të Shqipërisë, lideri i PS-së njëherit kryeministri Edi Rama, i ka komentuar edhe arrestimet ndër radhët e socialistëve nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ai ka thënë se PS dhe drejtuesit e saj nuk e kanë “kapur drejtësinë, as nuk do e kapim”.

“Ne duam drejtësi të drejtë në këtë vend se ky vend nuk është i yni, është i fëmijëve tanë dhe nuk bëj shaka”, ka thënë Rama duke shtuar se “kur shkel në dërrasë të kalbur në këtë familje, të shkojë të marrë avokat.”

PS nuk jep shërbime avokatie “për asnjë ministër, asnjë deputet, asnjë kryetar bashkie apo zyrtar që thirret nga organet e drejtësisë”, ka thënë Rama në kongresin e PS-së.

Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë

Ai ka thënë se PS-ja është në kohën e duhur që t’i tejkalojë hendeqet e kota dhe të bëhet katalizator për një bashkim vlerash.

Kryeminstri shqiptar, Edi Rama ka thënë se për çudi ka plot njerëz që për ngjarjet e fundit nuk shikojnë atë çka duket e qartë rrethvendosshmërisë së PS-së në përpjekjet, për të hapur rrugë të re për drejtësi.

“Fajin e ka kush e shkel besimin e marrë. Përgjegjësia është individuale. Një kryeministër, nuk mban përgjegjësi pse një pjesëtar e humbet pinin dhe del nga rruga e ligjit, ata mbajnë përgjegjësi për rolin që luajnë në rendin ligjor. Këtë përgjegjësi mban PS”, ka thënë ai.

Ndërkaq i pari i PS-s kishte thënë se në të kaluarën kryeministri vendit merrte peng prokurorinë dhe policia nuk ekzekutonte fletëarrestet nga skena e krimit të 4 vrasjeve. Në këtë vend para pak vitesh tatimet drejtoheshin nga shtëpia nga një i dënuar dhe kryeministri thoshte do pres vendimin e formës së prerë.

“Përfytyroni të tilla gjëra t’i bëja unë, por kjo s’është arsye të na vijë keq. Fakti që s’jemi si ata është medalje nderi për ne”, ka theksuar Rama.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika