Rama publikon propozimin për faljen e tatimit në pronë, u bën thirrje asamblistëve ta votojnë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar propozimin për faljen e tatimit në pronë, teksa u ka bërë thirrje asamblistëve që në seancën e radhës të votojnë pro këtij propozimi

Përparim Rama konferenc për media

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka propozuar që çdo ndryshim i vlerës së tatimit në pronë nga viti 2022 në vitin 2023, prej 0 deri në 100 euro, të falet.

Ai u ka bërë thirrje asamblistëve që në seancën e radhës të votojnë pro këtij propozimi.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka thënë se ky propozim do t’u ndihmojë të gjithë qytetarëve të Prishtinës, dhe nuk do të dëmtojë qëndrueshmërinë buxhetore të kryeqytetit.

“Propozoj që çdo ndryshim i vlerës së tatimit në pronë nga viti 2022 në vitin 2023, prej 0 deri në 100 euro të falet. Pra, nëse një pronë ka pasur tatimin 50 euro në vitin 2022 dhe në vitin 2023 është kalkuluar ta ketë 70 euro, atëherë falja do të jetë 20 euro. Nëse një pronë ka pasur tatimin 120 euro në vitin 2022 dhe në vitin 2023 është kalkuluar ta ketë 300 euro, atëherë falja do të jetë 100 euro”, shkroi ai.

“Njëherësh, sipas tij, nuk do të cenojë mundësinë e zhvillimit dhe transformimit të mirëfilltë të Kryeqytetit për të mirën e të gjithëve, prandaj lus secilin asambleist, pa dallim, që në seancën e radhës të votojë PËR”, shtoi ai.

May be an image of blueprint and text that says 'Tatimi ne prone 2022 shembulli 1, kur ndryshimi eshte me pak se 100 euro, falet vlera ndryshimit shembulli2 kur ndryshimi eshte me shume se 100 euro, falen 100 euro 2023 50 Falja Per pagese 90 150 40 300 50 Formula e propozuar 100 200 =C5-D5 =F(C5-B50,F(C5-5100,100,C5-B5),O)'

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika