Ramadani: Sot te ne është festë, ndërsa në shtetet e Evropës nuk e di që ka pushim për 9 Maj

Deputet LVV, Valon Ramadani  dhe Ish-deputeti Veton Berisha, kanë folur më shumë për ligjin e festave zyrtare, Ramadani thotë se në shtetet e Evropës nuk ndodh të ketë pushim më 9 maj e tek ne po, në anën tjetër Veton Berisha thotë se në ligj mungon dita memorial e komunitetit egjiptian

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, e ka quajtur të pakuptimtë që 9 Maji, Dita e Evropës, të jetë ditë pushimi.

“Sot më 9 maj te ne është festë, ndërsa në shtetet e Evropës unë nuk di që ka ndonjë shtet që sot nuk punon për shkak të shënimit të kësaj dite,” ka thënë Ramadani në emisionin “Rreth e Rrotull”.

Ramadani thotë që në ligj ka qenë e paraparë të ndryshohet sepse e quan absurde të mbahen festat që nuk qëllojnë në ditë pune.

“Është absurde kur të shtunën është festë e të hënën festohet në sektorin publik, por jo edhe privat për arsye se kjo është një pabarazi e radhës. Vitin e kaluar e patëm rastin vitin e kaluar kur ishte festë edhe të shtunën edhe të dielën, gjë që bëri të jetë pushim dita e hënë dhe e martë.”

Ramadani e quan pabarazi të punojë sektori privat e jo ai publik.

Ish-deputeti Veton Berisha, në anën tjetër, thotë se si përfaqësues të komunitetit egjiptian e kanë me interes ta ndryshojnë këtë ligj, sepse mungon dita memoriale e komunitetit egjiptian, e sipas tij, ky ligj ka disa të meta dhe është e pakuptimtë. Ditën e Evropës që sot shënon “pushim” e quan të pakuptimtë.

“Në tri mandate sa kam qenë unë nga 2014-2021, në secilin mandat ne kemi ndërmarrë veprime procedurale për të ndryshuar këtë ligj,” tha Berisha.

E si përfaqësues të komunitetit egjiptian, Berisha tha se “nuk kemi arritur ta fusim ditën e komunitetit egjiptian 24 qershor, sepse është ligj me interes të veçantë, lista serbe e ka kushtëzu sepse as ata nuk i kanë ditët memoriale, as komuniteti serb nuk i ka ditët e shënuara me ligjin.”

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika