Ramadani: S’qëndron që duam ta kapim KPM-në e as anëtarët

Me 59 vota për, dy abstenime e asnjë kundër, të enjten deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Valon Ramadani, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje [VV], u deklarua sot se Projektligji i Komisionit të Pavarur të Mediave nuk qëndron se “do me kap” KPM-në ose me i ndryshu numrat e anëtarëve, pasi ato rregullohen në kuvend e jo si do ti.

Ramadani ka shtuar se AGK-ja po bën reagime “politike sesa ato profesionale”.

“AGK-ja dhe reagimet nga të tjerët janë më shumë politike sesa profesionale. Kur titulli kryesor i AGK-së e vendos kështu: Qeveria Kurti, në krye me Albin Kurtin, do me i kap mediat online. Është deklaratë politike. Nuk po them se është dashtë me krye opozita”, deklaroi Ramadani në “Five” të Dukagjinit.

“Nuk qëndron se do me kap ti KPM-në, prej shtatë anëtarëve në 11. Kjo punë zgjidhet në kuvend. Nuk është punë e kësaj qeverie. Ka shumë kompetenca dhe iu kanë shtuar edhe shumë të tjera në bazë raportit të progresit çdo vit që e orienton që duhet të plotësohet dhe ndryshohet ligji për KPM-në. Direktiva e 2018 e orienton që duhet të rregullohen mediat online, në fund është edhe një që mirë  është të vetërregullohen, siç e ka Finlanda e jo Austria e vende të tjera”, shtoi Ramadani.

Ramadani ka thënë se fillimisht ka pasur dezinformim në raport me mediat online nga AGK-ja, KMSHK-ja dhe juristja e medias, Flutura Kusari.

“Në paraqitjen e parë të AGK-së, KMSHK-së dhe Flutura Kusarit si juriste e medias ka pasur dezinformim në raport me mediat online. Pas kalimit të këtij ligjit, në reagimin e AGK-së: Këto janë çështjes që nuk pajtohen Bashkimi Evropian me këtë projektligj. Amandemantimi dhe dëgjimet publike, 93 amandamente, janë dy çështje: çështje e partive politike. Nuk i kontribuon as interesit të vendit, me apo pa qëllim”, shtoi ai.

 

Shija e redaktorit

Ekskluzive – Ermal Panduri paralajmëron publikimin e përgjimeve të reja

Autori i emisionit Debat Plus, Ermal Panduri, ka paralajmëruar sonte një mbrëmje me zbulime tronditëse. Në një postim në rrjetin e tij social, ai...

Dita e Evropës frymon lirshëm me aktivitete të shumta në...

Kosova iu  bashkua sot kremtimit të shtatëdhjetë e pesëvjetorit të Deklaratës së Schuman, e cila hodhi themelet për Bashkimin Evropian dhe hapi rrugën për...

Nga sot Izraeli heq vizat për kosovarët, kërkohet vetëm leja...

Nga sot, 5 maj 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa vizë në Izrael për qëllime turistike, për sa kohë që kanë një...

Të fundit nga rubrika