Raporti 24-orësh i Policisë: Gjashtë raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se në tërë territorin e Kosovës janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës

Edhe në vitin 2023, sikurse në vitin që lamë pas, rastet e dhunës në familje nuk kanë të ndalur.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë së Kosovës, gjashtë raste të dhunës në familje janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Një rast është raportuar në Gllogoc, dy në Prishtinë, dy në Gjakovë dhe një në Mitrovicë.

Në komunën e Prishtinës raportohet se të hënën janë shoqëruar në stacionin policor burrë e grua pasi janë rrahur mes vete.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 02.01.2023 – 10:15. Janë shoqëruar në stacionin policor burrë e grua kosovarë, pasi janë rrahur në mes vete. E lënduara ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Po ashtu, një rast i ngjashëm është raportuar sërish në Prishtinë.

Është arrestuar një person pasi pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar bashkëshorten e tij.

Të njëjtës pastaj i është ofruar ndihmë mjekësore.

“Prishtinë 02.01.2023-19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”.

Ndërkaq, në Gllogoc është arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

Nga i dyshuari është konfiskuar një armë pistoletë 7.65 mm dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gllogoc 02.01.2023 – 16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Viktima është dërguar në familjen e saj. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë pistoletë 7.65mm dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Ngjashëm edhe në Gjakovë një burrë ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, i cili pastaj është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 02.01.2023 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Po ashtu, sërish në Gjakovë janë arrestuar një burrë dhe një grua pasi janë rrahur mes vete, ku të dy kanë marrë trajtim mjekësor.

“Gjakovë 02.01.2023 – 23:00. Janë arrestuar dy të dyshuar femër dhe mashkull kosovarë pasi janë rrahur mes vete. Që të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”.

Në komunën e Mitrovicës një person është arrestuar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. I njëjti është dërguar në mbajtje.

“Mitrovicë 02.01.2023 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. I njëjti është dërguar në mbajtje, vuajtje të dënimit”.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika