Reagimi i KFOR-it bëri që Grupi Ndërkombëtar i Krizave të ndryshojë raportin për Banjskën

"Ky tekst u përditësua më 28 maj 2024. Versioni origjinal i këtij raporti gabimisht deklaroi se personeli i KFOR-it negocioi tërheqjen e grupit të armatosur serb nga Banjska", thuhet në tekstin e përditësuar të Grupit Ndërkombëtar të Krizave

Sulmi në Banjskë

Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) e ka ndryshuar një pjesë të tekstit nga raporti për Kosovën ku thuhej se zyrtarë të KFOR-it patën negociuar për tërheqjen e paramilitarëve serbë nga Banjska.

Teksti është përditësuar sot dhe në të tani thuhet se “gabimisht” ishte cekur se KFOR-i ka negociuar tërheqjen e grupit të armatosur serb nga Banjska.

Ky tekst u përditësua më 28 maj 2024. Versioni origjinal i këtij raporti gabimisht deklaroi se personeli i KFOR-it negocioi tërheqjen e grupit të armatosur serb nga Banjska”, thuhet në tekst.

KFOR-i kishte reaguar pas publikimit të draftraportit duke e quajtur të pasaktë e duke thënë se “në asnjë moment nuk ishte i përfshirë në negociatat e supozuara”.

Lexo edhe : KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për ikjen e grupit terrorist nga Banjska

Draftraporti “Ballkani Perëndimor: Sfidat e reja të sigurisë në pragun e NATO-s”, i paraqitur të shtunën në Sofje, përfshiu edhe të dhëna nga raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave (2 prill), në të cilin jepen hollësi për sulmin e shtatorit në Banjskë.

“Pas një periudhe të shkurtër të përshkallëzimit gjatë verës, në shtator të 2023-s, rreth 30 burra të armatosur u përplasën me policinë në Banjskë në veri të Kosovës dhe u barrikaduan brenda manastirit ortodoks serb, në atë që rezultoi me një rrethim që la të vrarë një zyrtar policor dhe tre sulmues. Zyrtarë të KFOR-it negociuan tërheqjen e pjesës së mbetur të grupit në malet përreth, nëpërmjet të cilave ata u zhdukën. Autoritetet e Kosovës besojnë se potencialisht qindra luftëtarë të tjerë po fshiheshin në malet mes Banjskës dhe kufirit me Serbinë, si dhe se kanë zbuluar arsenal të madh të armëve, me kapacitet për të shkaktuar dëm dhe viktima të konsiderueshme – duke përfshirë lansues raketash antitank, lansues mortajash dhe granatash, mina antitank dhe 24 automjete (një e blinduar)”, thuhet në draftraportin e prezantuar nga Mark Lancaster.

Lexo edhe : KFOR-i kishte negociuar tërheqjen e paramilitarëve nga Banjska – çfarë thotë raporti i ICG-së

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika