Real Madrid pranë marrëveshjes me Antonio Rudiger

Pritet që së shpejti të zyrtarizohet marrëveshja mes Real Madrid-it dhe Rudiger

Është pritur që në fund të kësaj vere, Rudiger të ketë marrëveshje me klubin e futbollit, Real Madrid. Ata kanë arritur një marrëveshje, e cila është ende duke u diskutuar për disa detaje të tjera, dhe që pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.

Klubi është i përgatitur t’i japë Rudigerit më shumë para sesa Chelsea, “duart e të cilit ishin të lidhura”, sipas Thomas Tuchel.

Interesimi për lojtarin Rudiger, ishte i madh edhe nga klubet e tjera, Barcelona, Juventusi, PSG, por lojtari, veçse ka arritur marrëveshjen me Real Madrid-in.

“Ajo që është rënë dakord, është se Rudiger do të paguhet rreth nëntë milionë euro në sezon”, raporton Marca.

Vështirësi do të ketë edhe te nënshkrimet tjera, pasi një koncept tjetër është ai i komisioneve të famshme që e bën më të vështirë, ku për këtë do të kushtojë 15 milionë euro.

Real Madridi do të investojë rreth 59 milionë euro deri në vitin 2026 te Rudiger, të cilin e konsiderojnë si një mundësi e mirë për tregun.

Rudiger, lojtari profesionist e qendërmbrojtës do t’i sjellë skuadrës lartësi, sepse ka aftësi për udhëheqje, në qoftë se do të bëhet pjesë e tyre, pas përfundimit të sezonit aktual.

Antonio Rudiger “pranon kontratën 4 vjeçare me Real Madridin”

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika