Reshitaj: QKUK-ja nuk është e gatshme për IFV, stafi mjekësor po

Albena Reshitaj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, e ftuar në emisionin “Radar” me Edita Dolin, ka thënë se disa nga sanksionet e projektligjit për IFV, janë të “përqudnuara” dhe se mund të shkaktojnë probleme.

Sipas Reshitajt, në një rast kur neni e lejon një vajzë mbi moshën 18 vjeçare ta mbajë frytin e nënës biologjike, por që ajo mundet edhe ta keqpërdorë atë.

“Një nen ku e diskuton pjesën e nënave biologjike. Kur një grua nuk mund të lindë fëmijë, Dhe ka ngrirë vezët, dhe krijon embrionin jashtë me spermatozoid, dhe është e gatshme për me transferu në një mitër të shëndoshë. Pastaj ajo grua që e lind, ajo mund të lidhet emocionalisht me at fryt, ajo mund ta mbajë, të jetë nëna e atij fryti”.

Pse duhet të kemi kujdes në këtë çështje?

“Keqpërdorime mund të bëhen edhe në këtë rast, sepse ky ligj lejon nënat mbi moshën 18-vjeçare që të mbajë frytin. Mund të keqpërdoret nga vajzat, munden me shfrytëzu për me mbajt një fëmijë të dy prindërve. Ajo mundet me shantazhu sepse e lënë me mbajt ose me jap edhe kaq, që me ua dhënë”, ka thënë Reshitaj.

“Ligji, ia jep të drejtën që të mbajë një vajzë mbi 18-vjeçare një embrion edhe nëse gjenet nuk janë të saja për ta rritur, por në të njëjtën kohë nuk e lejon që nëna gjenetike ta marrë”.

Reshitaj ka renditur problemet me të cilat përballet, qoftë me sanksionet brenda ligjit, por edhe me repartin që do të bëhet brenda QKUK-së, në Klinikën e Gjinekologjisë.

Ajo ka shtuar se stafi mjekësor i QKUK-së është i gatshëm për të filluar punën e IFV, pavarësisht që së pari duhet të trajnohen dhe të krijohen kushtet e nevojshme për një repart të veçantë të IFV-së në QKUK.

“Ka filluar procesi nga viti 2020, brenda QKUK, të bëhet reparti i IFV, disa pajisje janë blerë, disa nuk janë testuar, nuk është bërë trajnimi i stafit, ka dështuar edhe një pjesë e disa pajisjeve, por ka dështuar edhe tenderi. Ende nuk është e gatshme, por stafi është i gatshëm. Problem tjetër është edhe ligji, që akoma është projektligji”, ka shtuar ajo.

Ndërsa, Reshitaj ka potencuar se është konsultuar me ekspertë të brendshëm dhe të jashtëm për IFV, shkaku që në disa pika e nene ajo ka dilema.

Madje, ajo ka shtuar se Kosova është në një “terr informativ mjekësor” sa i përket kësaj pjese” dhe se Ministria e Shëndetësisë nuk ka qenë e informuar saktë se “sa procedura ka ndodhur deri më tani, sa kanë dështuar dhe sa herë ka dështuar apo si është realizuar”.

Prandaj, sipas saj, është në rregull dhe është mirë që të kemi një ligj. Por që duhet bërë zgjidhja e tri gjërave që të mos ketë telashe brenda projektligjit.

“Duhet tri gjëra brenda leximit të parë dhe të dytë të zgjidhen. E para, të definohen saktë çështjet e lidhura me gjininë, nëse ka të drejtë apo jo përcaktimi i gjinisë, të bëhen analizat gjenetike, eksperimente. E dyta, mos të lejohen keqpërdorimet e mundshme dhe e treta, sanksionet, të cilat nuk janë të duhura sipas projektligjit.”

Si dhe, sipas Reshitajt, edukimi dhe informimi i saktë i grave rreth fertilizimit të asistuar ndihmon në organizimin e duhur, rolin dhe përgjegjësinë e institucioneve, pastaj në inspektimin e punës dhe kujdesin shëndetësor të sigurtë dhe cilësor sa i përket shëndetit riprodhues.

 

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika