“Rezoluta për Srebrenicën”, Kurti: Për paqe në Ballkan, duhet vërtetuar përgjegjësia e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, për miratimin e Rezolutës për Srebrenicës ka përgëzuar miratimin e Rezolutës së OKB-së, me anë të së cilës, 11 korriku njihet si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit për Gjenocidin në Srebrenicë.

Kurti, përmes një postimi në rrjetin social X i njohur si Twitter, shkroi se gjenocidi në Srebrenicë shënon masakrën më brutale të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Për paqe në Ballkan, duhet vërtetuar përgjegjësia e Serbisë dhe nevojiten përpjekje të mëtejshme për të sjellë autorët para drejtësisë”, shkroi Kurti.

Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

84 shtete votuan për, 19 ishin kundër e 68 abstenuan.

Votimi erdhi pas një debati të shkurtër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Vendet që votuan për janë: Shqipëria, Andorra, Australia, Austria, Belgjika, Bangladeshi, Bosnja dhe Hercegovina, Brunei, Bullgaria, Kepi i Gjelbër, Kanadaja, Çadi, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Xhibuti, Ekuadori, Egjipti, El Salvadori, Estonia, Fixhi, Finlanda, Franca, Gambia, Gjermania, Guinea-Bissau, Guajana, Irlanda, Indonezia, Iraku, Irani, Irlanda, Italia, Jordania, Japonia, Kuvajti, Letonia, Libia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malavi, Malajzia, Malta, Mauritania, Mikronezia, Myanmari, Mali i Zi, Holanda, Zelanda e Re, Nigeria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Pakistani, Palau, Polonia, Portugalia, Katari, Koreja e Jugut, Rumania, Ruanda, San Marino, Moldavia, Arabia Saudite, Senegali, Sierra Leone, Singapori, Sllovenia, Afrika e Jugut, Spanja, Suedia, Zvicra, Tunizia, Turqia, Ukraina, Britania e Madhe, Uruguai, Jemeni, Zambia, Shtetet e Bashkuara dhe Tanzania etj.

Vendet që votuan kundër janë si vijon: Kina, Serbia, Eritrea, Mali, Nikaragua, Rusia, Grenada, Hungaria, Komoros etj.

Ndërsa vendet që abstenuan janë: Algjeria, Angola, Argjentina, Armenia, Bahamas, Barbados, Benin, Bhutan, Brazil, Burundi, Kampoxhia, Kameroni, Kongo, Kenia, Kiribati, Kazakistani, Hondurasi, Haiti, Guinea, Greqia, Gana, Gaboni, Madaskari, Mongolia, Mozambiku, Namibia, Panama, Peru, Paragaj, Oman, Nigeria, Nepali, Vietnami etj.

Vlen të theksohet se Hungaria është i vetmi vend në Bashkimin Evropian që ka votuar kundër rezolutës.

“Rezoluta nuk është e drejtuar kundër askujt. As kundër Serbisë – anëtare e vlefshme e kësaj organizate. Ajo shënjestron vetëm autorët e gjenocidit”, tha në hapje të debatit ambasadorja e Gjermanisë në OKB, Antje Leendertse, vendi i së cilës e bashkëhartoi tekstin e rezolutës.

Rezoluta, ndër të tjera, bën thirrje edhe për “dënimin pa rezerva të çdo mohimi të gjenocidit në Srebrenicë, si dhe të veprimeve që i madhërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë edhe ata që janë përgjegjës për gjenocidin”.

 

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për Srebrenicën

 

Në fjalën e tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se bëhet fjalë për një “rezolutë shumë të politizuar” dhe kërkoi që të mos mbështetet.

“Iu bëj thirrje vendeve anëtare që të votojnë kundër rezolutës”, ka thënë Vuçiq.

Gjithashtu, ai ka përmendur edhe bombardimet e NATO- më 1999.

Si votuan vendet e tjera?

Përfaqësuesi i Kinës në OKB, Fu Kong, tha se vendi i tij do të votojë kundër rezolutës për Srebrenicën. Ai tha se Kina e ka respektuar gjithmonë sovranitetin dhe pavarësinë e Bosnje e Hercegovinës, por vlerësoi se rezoluta “është një dokument kontrovers”.

Kuba dhe Nikaragua u shprehën, po ashtu, kundër.

Azerbajxhani tha se nuk do të votojë, ashtu si edhe Nambia.

Edhe Nikaragua ka njoftuar se do të votojë kundër teksa ka përmendur bombardimet “e padrejta” të NATO-s të para 30 vjetësh.

Egjipti ka thënë se do të votojë pro rezolutës, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Angola do të abstenojnë.

Kush e sponosorizoi rezolutën?

Gjermania dhe Ruanda janë “sponsorizueset” kryesore të rezolutës për Srebrenicën, përkatësisht shtetet që bashkërisht e iniciuan dhe hartuan tekstin e saj.

Më pas, 32 shtete anëtare të OKB-së u bënë “bashkësponsorizuese”, apo vende që morën përsipër detyrën e prezantimit të draftit para 193 shteteve anëtare të kësaj organizate.

Për miratimin e rezolutës duhen votat e shumicës së anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, përkatësisht 97 nga gjithsej 193.

Mbështetje për të, deri më tash, shprehën të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë dhe entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska.

Dokumenti nxiti reagime të furishme nga zyrtarët e tyre, edhe pse në të nuk përmendet as Serbia, as Republika Sërpska.

Serbia loboi në mënyrë aktive kundër miratimit të tij, ndërsa, pak orë para se të niste debati në Asamblenë e Përgjithshme, Republika Sërpska ofroi, siç tha, një marrëveshje për “ndarjen paqësore” të Bosnje e Hercegovinës.

Mbledhja e OKB-së nis me një minutë heshtje për viktimat e Srebrenicës

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ku do të votohet rezoluta për Srebrenicën, nisi me një minutë heshtje për viktimat e 11 korrikut të vitit 1995.

Miratimi i kësaj rezolute do të mundësojë që ta njeh Serbinë si autore të krimeve.

Gjermania dhe Ruanda janë sponsorët e rezolutës. Këto dy shtet bashkërisht iniciuan dhe hartuan tekstin e rezolutës. Më pas, 36 shtete anëtare të OKB-së u bënë bashkë-sponsor, duke marrë përsipër detyrën e prezantimit të draftit në të 193 shtetet anëtare të OKB-së.

Për miratimin e rezolutës do të mjaftojë shumica e thjeshtë e anëtarëve të OKB-së që janë të pranishëm në seancë dhe votojnë.

Rezoluta e propozuar për gjenocidin në Srebrenicë, ndër të tjera, u bën thirrje vendeve anëtare që të përfshijnë gjenocidin në Srebrenicë në tekstet shkollore.

Shija e redaktorit

Nga sot shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit

Nga dita e sotme qytetarët e Shqipërisë me pasaporta të rregullta mund të udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit. Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov...

Tre oficerë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin CGSC të ushtrisë...

Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), majorët Alban Bunjaku, Agron Murati dhe Alban Bujupi, pas studimeve njëvjeçare, diplomuan me sukses të lartë në...

Peja dhe Ulqini nënshkruajnë marrëveshjen e binjakëzimit si qytete

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka pasur një mysafir të veçantë në zyrën e tij të shtunën. Ai priti me nderime kryetarin e Ulqinit, Genc...

Të fundit nga rubrika