Rifillon procesi i aplikimit për njohje të statusit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Me anë të një komunikate, nga Komisioni Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës kanë njoftuar se afati për të parashtruar kërkesën për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës zgjat deri në maj të vitit 2025

Qeveria e Kosovës

Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë luftës në Kosovë, ka njoftuar se ka rifilluar procesi i aplikimit për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale.

Me anë të një komunikate, nga Komisioni i lartcekur kanë njoftuar se afati për të parashtruar kërkesën për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës zgjat deri në maj të vitit 2025.

“Afati për të parashtruar kërkesën për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës, për realizimin e të drejtave në pensione dhe benificione të përcaktuara sipas këtij ligji për viktima të dhunës seksuale gjatë luftës është deri më 15 maj 2025”, thuhet në njoftim.

Të gjithë personat e mbijetuar nga dhuna seksuale në luftën e fundit në Kosovë që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore për aplikim.

Tutje, në njoftim thuhet se Komisioni siguron konfidencialitet gjatë shqyrtimeve të rasteve për ata që aplikojnë për njohjen e statusit si viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës.

“Komisioni Qeveritar fton të gjithë personat e mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare të Kosovës të shfrytëzojnë të drejtën ligjore për aplikim, duke shprehur përkushtimin më të lartë për të vazhduar punën e palodhshme në procesin e njohjes së statusit të tyre. Komisioni Qeveritar ndër vite ka bërë të pamundurën që të mbështesë të mbijetuarat/it, duke i trajtuar me dinjitetin më të lartë që meritojnë dhe presin nga institucionet e Republikës së Kosovës. Për rikujtim Komisioni siguron konfidencialitet gjatë shqyrtimit dhe vendosjes për rastet që aplikojnë për njohjen e statusit viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika