“Ringjallja e procesit të Berlinit e bën të panevojshëm Ballkanin e Hapur”

Nënshkrimi i marrëveshjes mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për lëvizjen e lirë, diplomat dhe njohjen e kualifikimeve në tri profesione, vlerësohen si shumë pozitive për rajonin. Madje, arritja e kësaj ujdie, sipas njohësve të zhvillimeve rajonale, e bën të parëndësishëm iniciativën “Ballkani i Hapur” përballë Procesit të Berlinit

Foto ilustrim

Me vendosjen e nënshkrimeve në marrëveshjen e një dite më parë, vendet e Ballkanit Perëndimor praktikisht shënuan nisjen e përgatitjeve për samitin e muajit të ardhshëm të Procesit të Berlinit.

Marrëveshja që do të finalizohet më 3 nëntor, pritet t’i sjellë goxha përfitime Kosovës.

Bëhet fjalë për lëvizjen e lirë vetëm me letërnjoftime ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor duke përfshirë edhe Bosnje e Hercegovinën, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët.

Madje, Procesi i Berlinit e ka hedhur poshtë edhe njëherë “Ballkanin e Hapur”, thotë njohësi i zhvillimeve në rajon, Azem Vllasi.

Azem Vllasi, Njohës i zhvillimeve në Ballkan

“Të sigurohet lëvizje e lirë mes 6 shteteve të Ballkanit me lëtrnjoftime është lajmi më i mirë i kohëve të fundit dhe tregon se Iniciativa e Berlinit është proces brenda të cilit mund të zgjidhen shumë çështje brenda rajonit tonë, dhe Iniciativa e Ballkanit të Hapur është krejt i panevojshëm”, ka thënë Vllasi.

Kjo marrëveshje po shihet pozitive edhe në aspektin ekonomik, sipas profesorit të kësaj fushe, Florin Aliu.

Ai thotë se frytet e ujdisë do të shihen vetëm nëse Kosova trajtohet e barabartë me shtetet e tjera.

Florin Aliu, Njohës i ekonomisë

“Trajtimi i Kosovës në mënyrë të barabartë në terma ekonomik i jep mundësi Kosovës edhe prodhuesve vendas akses në një treg më të madh, për arsye që siç e dimë Serbia edhe Bosnja kanë qenë një prej bllokuesve ma të mëdhenjë të Kosovës si në lëvizjen e lirë të njerëzve, po ashtu edhe në të kapitalit”, ka theksuar Aliu.

Dokumenti përfundimtar do të nënshkruhet në samitin e 3 nëntorit në Berlin, në prani të gjithë liderëve të shteteve dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor dhe të dhjetë vendeve të tjera pjesëmarrëse të Procesit të Berlinit.

Pjesëmarrës aty do të jenë edhe përfaqësuesit e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Komisionit të BE.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika