KEK-u dhe KESCO arrijnë marrëveshje për të mos rritur tarifat e rrymës

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike e Kosovës (KESCO) ka njoftuar se është arritur një marrëveshje e përbashkët me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), me qëllim menaxhimin më efikas të kostove të furnizimit me energji elektrike.

Sipas njoftimit, kjo është bërë në përputhje me kërkesat dhe rekomandimet e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

“Në këtë periudhë sfiduese për sektorin energjetik, e karakterizuar nga rritja e nevojës për import të energjisë elektrike, kjo marrëveshje është pjesë e përpjekjeve të koordinuara ndërmjet institucioneve dhe ndërmarrjeve të sektorit energjetik për të ruajtur stabilitetin e sistemit dhe për të mbrojtur konsumatorin fundor”, thuhet në njoftim.

Në thelb të kësaj marrëveshjeje thuhet se qëndron aplikimi i një mekanizmi të përkohshëm të shpërndarjes së kostove, i propozuar nga ZRRE, i cili sipas njoftimit, synon të shmangë ndikimin e menjëhershëm të rritjes së kostove në tarifat e energjisë elektrike.

Edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rivanolli ka njoftuar se KEK-u dhe KESCO kanë arritur marrëveshje sipas së cilës nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike.

Rizvanolli në një videomesazh të publikuar në Facebook ka thënë se Qeveria e Kosovës mirëpret këtë marrëveshje.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret marrëveshjen mes KEK dhe KESCO e cila do të mundësoi që sipas raportit konsultativ të ZRrE-së të mos kemi rritje të tarifave të energjisë elektrike”, ka thënë ajo.

Rizvanolli po ashtu ka thënë se falënderon të gjitha palët  që janë angazhuar që sivjet investimet në KEK të vazhdojnë në të dy termocentralet “për të rritur prodhimin e tyre dhe jetëgjatësinë, ndërkohë që ruhet përballushmëria e çmimeve për qytetarët dhe bizneset tona”.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika