Roli, vlerat dhe veprimet në shoqëri sipas avokatit Arianit Koci

Arianit Koci, avokati në Kosovë, ka folur për rolin dhe sfidat e drejtësisë në vend, duke theksuar nevojën për disiplinë dhe bashkëpunim ndërmjet palëve gjyqësore

Arianit Koci, avokat.

Avokati Arianit Koci ka theksuar se si avokat në bazë të detyrës zyrtare për 20 vjet nuk ka marrë asnjëherë para, duke theksuar se ka qenë në këtë rol në disa raste, por nuk i ka kërkuar pagesat.

Ai, gjithashtu, në emisionin ReloadRTV Dukagjini, Koci thënë se çdo avokat sipas detyrës zyrtare ka të drejtë të jetë në këtë rol, përveç nëse ata heqin dorë vetë.

“Unë si avokat në bazë të detyrës zyrtare 20 vjet asnjëherë nuk kamë marrë pare, kam qenë katër pesë herë, por nuk i kam kërkuar. Avokat, sipas detyrës zyrtare, secili ka të drejtë me qenë, përveç ai i cili në mënyrë eksplicite heq dorë, shembull ne që jemi pak më të vjetër”, ka thënë ai.

Në lidhje me çmimet, ai ka vënë në dukje se ka një kulturë të re në zhvillim, ku avokatët angazhohen jo vetëm kur problemi është para tyre, por edhe për këshillim për të parapërgatitur situata të ndryshme.

Ai gjithashtu ka përmendur rastet ku kontrolli i dokumenteve është i rëndësishëm për të shmangur probleme të mundshme për klientët e tij.

“Tash është një kulturë tjetër duke u instalu, ajo që është e instalume në perëndim tash e sa kohë, avokatin ta angazhosh jo vetëm kur bën problem, por edhe kur ke nevojë për këshilla, pra që të parapërgatitesh. Të mos shkosh ta blesh një shtëpi pa i kontrolluar dokumentet, hi me vetëdije ta blesh shtëpinë e cila nuk është e regjistruar në kadastër ose banesën dhe na thonë se më doli problem”, është shprehur ai.

Avokati Koci: Nëse s’premton shumë reduktohet mundësia e kërcënimit

Në kontekstin e sistemit gjyqësor në Amerikë, avokati Koci ka thënë se respektohet roli i gjyqtarit, prokurorit dhe avokatit, dhe ata mbështesin njëri-tjetrin në rast të sulmeve eventuale, fizike apo fyerje.

Megjithatë, ai nuk ka parë raste të theksuara të sulmeve fizike në vendin tonë, por ka theksuar nevojën për më shumë disiplinë në mes të palëve në procedurat gjyqësore.

“Në Amerikë nuk respektohet veç gjyqtari, por edhe prokurori e avokati, edhe në fakt ata e mbështesin njëri-tjetrin për raste të sulmeve eventuale, fizike apo fyerje. Mbi të gjitha çfarëdolloj zyrtari në procedurë gjyqësor që e sulmon duhet ta paguash një çmim shumë të lartë. Unë nuk kam parë raste të theksuara, ka raste, por jo që janë shumë të rrezikuar gjyqtarët apo prokurorët, fjalë ka aty këtu. Unë do të doja të kishte më shumë disiplinë me pas ndërmjet palëve në procedurë. Por, njëherë për njëherë nuk kam parë sulme fizike. Prej krejt hallkave, ndoshta ka më shumë raste që janë sulmuar avokatët sepse konsiderojnë janë jashtë sistemit  të aparatit të dhunë shtetërore”, ka deklaruar avokati Koci.

Në lidhje me kërcënimet personale, avokati ka thënë se në një vend të vogël si Kosova, mundësia për t’i reduktuar kërcënimet është e mundur duke i reduktuar premtimet e tepërta.

Ai gjithashtu ka theksuar se klientët e tij janë të vetëdijshëm për këndvështrimin e tij dhe lidhjet në fushën e tij të punës.

Intervistën e plotë mund ta gjeni në linkun më poshtë:

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika