Rrëfime nga guerilët e BIA-s së UÇK-së, 25 vjet nga çlirimi i Prishtinës

11 qershori 1999 shënohet si dita e çlirimit të Prishtinës me hyrjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona Operative e Llapit, por në rrugët dhe lagjet e kryeqytetit kishte shumë kohë që operonin pjesëtarët e njësitit Gueril BIA, me komandant Sali Mustafas “Cali”. 25 vjet pas çlirimit, për TV Duakgjini kanë rrëfyer dy nga 300 guerilët sa llogaritet se vepronin e jetonin ilegalisht nëpër lagjet e Prishtinës

Një ditë para çlirimit të Prishtinës, komandanti Sali Mustafa i kishte urdhëruar guerilët e njësisë BIA që në tri lokacione ta ngrisin flamurin kombëtar.

Në Velani, tek rruga e Bledit dhe këtu në shkollën Zenel Hajdini në Kodrën e Trimave. 25 vjet pas zbatimit të urdhrit, protagonisti u rikthye, me flamurin e njëjtë, tash edhe me simbolin e shtetit.

Urdhrin e zbatoi një 20 vjeçar që nuk peshonte më shumë se 60 kilogram. Bashkë me Ismail Brahimin dhe me një ushtar tjetër me nofkën “Rudi”, Azem Gashi hipi mbi kulmin e shkollës rreth së cilës për vite ishin sjellë ilegalisht.

“Hypëm në shkollë kemi pasur gjuajtje prej banorëve lokalë serbë kur na kanë parë me flamur kombëtar duke e ngjitur flamurin”, ka thënë Azem Gashi – Pjesëtar i Gueriles BIA i  Zonës Operative të Llapit.

Përpos flamurit, pjesëtarët e Guerlies BIA nën ombrellën e Zonës Operative të Llapit, u urdhëruan të vëzhgojnë qytetin, kishte frikë për masakra. 11 qershori është dita e çlirimit. Kushtrimi u lëshua nga komanda e UÇK-së, Zonës Operative të Llapit, e komanduar nga Rrustem Mustafa.

Megjithatë, në lagjet e Prishtinës sipas Azemit kishte frikë e panik tek banorët.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës hyri në kryeqytet, bashkë me ta edhe ushtarët britanikë.

“Kanë qenë të gjithë banorët mbi tanke të KFOR-it, NATO-NATO bërtimat e veta edhe janë gëzu. Por kur jemi dalë ne pjesëtarët e Gueriles BIA ushtarët e UÇK-së e kur na panë neve i kanë harru tanket e KFOR-it. Janë ardhë edhe na kanë përfaqë, na shprehën mirëseradhje edhe na kanë uru ditën e çlirimit…”, ka thënë Gashi.

Megjithatë në shumë pjesë të qytetit ende kishte forca serbe, ushtarë, policë, paramilitarë e edhe civilë serbë që ishin në anën e tyre. Konfuzioni ishte shtuar me hyrjen e forcave ruse nga Merdarja nëpër Prishtinë e më pas në aeroport.

Për këtë kërkohej zgjidhje dhe britanikët kërkonin partner.

Pikërisht në hyrje të shkollës, Bahri Gashi i thotë prijësit britanik se çfarëdo sulmi ndaj popullsisë civile, do të marrë përgjigje nga UÇK-ja.

“Në video biseda ishte e shkurtër, biseda ka vazhduar edhe nesër, ai kurgjo ka lyp prej neve çfarë detyre kemi, çfarë do të bëjmë në rast se ndodh kjo e kjo. Ne kemi qenë bashkëpunues dhe bashkëpunimi ka vazhdu edhe tre muaj të tjerë”, ka thënë Bahri Gashi – Zv. Komandant i Gueriles BIA, ZO e Llapit.

Pasiguri me raste edhe vrasje të civilëve kishte edhe ditëve në vazhdim. Deri afër 20 qershorit fryma e çlirimit u shtri në gjithë Prishtinën, Guerilja BIA e pushoi veprimtarinë.

“Sot fatkeqësia është që Sali Mustafa nuk është këtu është në burg dhe na mungon… (dita e çlirimit pa Calin?) është e rëndë…është… (qanë). Unë besoj se Sali Mustafa do të lirohet do të vijë, dhe jam shumë në qef me e prit atë”, ka deklaruar Gashi.

Gashi me ironi thotë se rreth 300 pjesëtare të Gueriles BIA dalloheshin lehtë nga të tjerët. Shumica nuk peshonin më shumë se 50-60 kilogramë. Në lagjet e Prishtinës ata ishin të pranishëm nga 98’ta, e më herët.

Ish-komandanti i tyre, Salih Mustafa “Cali”, është dënuar nga Gjykata Speciale, me 26 vjet burgim, i cili pastaj i është ulur në 22 nga shkalla e dytë e Gjykatës.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika