Rregullorja problematike, kundërshtime mes ShSKUK e Fakultetit të Mjekësisë

Një rregullore e Këshillit Drejtues të UP-së që cakton organizimin e ligjeratave të studentëve të mjekësisë në grupe ka hapur shpresat që mund të ketë punësime në Fakultetin e Mjeksisë. Por këta të fundit nuk po e përfillin këtë rregullore, ndërkohë ata që po presin avancimin po thonë se kjo po bëhet për arsye personale

Foto ilustrim





Me të filluar viti i ri akademik, telashe kanë dalë në një prej fakulteteve më të rëndishme të Universitetit të Prishtinës.

Fakulteti i Mjeksisë nuk po pajtohet me një rregullore të nxjerrë nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, që përcakton krijimin e grupeve në studimet bachelor.

Për këtë nga Menaxhmenti i Fakultetit të Mjeksisë është kërkuar ndryshimi i kësaj rregullore pasi sipas tyre organizimi i studentëve në shtatë grupe është i pamundur të realizohet.

Por, ndryshimi i saj nuk po i konvenon Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës të cilëve iu duhen profesorët e Fakultetit si drejtor të klinkave në QKUK.

“Mbajtja e mësimit me numër të grupimeve në kundërshtim me rregulloren e re është sinjal që FM po kundërshton hapjen e kësaj njësie akademike për stafin akademik meritor. Ne si SHSKUK i jemi gëzuar rregullores të re nga Këshilli Drejtues i UP, sepse përmes saj do të rregullohet afatgjatë problemi me mungesën e stafit akademik me titull të profesorit në klinikat dhe institutet e SHSKUK”.

Përfillja e rregullores, do të nënkuptonte edhe shtimin e stafit akademik për të plotësuar nevojat.

Një prej tyre që është në pritje të avancimit është edhe, por që qëndrimin e Fakultetit e konsideron të pakuptimtë.

Driton Vela, Staf akademik i FM-së

“Mbajtja e mësimit me numër të grupimeve në kundërshtim me rregulloren e re është sinjal që FM po kundërshton hapjen e kësaj njësie akademike për stafin akademik meritor. Ne si SHSKUK i jemi gëzuar rregullores të re nga Këshilli Drejtues i UP, sepse përmes saj do të rregullohet afatgjatë problemi me mungesën e stafit akademik me titull të profesorit në klinikat dhe institutet e SHSKUK”, ka theksuar Vela.

Vela paralajmëroi edhe protesta nëse nuk respektohet rregullorja.

Dyshime për rregulloren, kanë edhe organizata ORCA, që monitorojnë punën e Universitetit.

Dibran Hoxha, ORCA

“Mbrapa kësaj qëllimi i vertetë është rregullorja është shtyrë në mënyrë të shpejtë dhe me koxha urgjencë përmes anëtarëve të vjetër të Këshillit Drejtues, qëllimi i vertetë i krejt kësaj është që kur të behet ndarja e këtyre grupeve të krijohet hapësira për angazhimin e profesorëve të rinjë në këtë fakultet”, ka thënë Dibran Hoxha nga ORCA.

Televizioni i është drejtuar rektoratit për këtë çështje por ata vetëm kanë thënë se për këtë shqetësim janë të njoftuar.

Bazuar në Statutin e UP-së dhe rregulloret në fuqi, përgjegjës për shpalljen e orarit të mësimit, organizimin dhe përcjelljen e mbarëvajtjes së procesit mësimor janë fakultetet gjegjëse. Menaxhmenti i UP-së, po ashtu, është njoftuar se edhe menaxhmenti i fakultetit edhe grupi i asistentëve kanë shprehur ankesa dhe pakënaqësi që lidhen me miratimin dhe zbatimin e Rregullores për të ardhura personale ku përcaktohet edhe ndarja e studentëve në grupe për fakultete.





Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika