Rreth 700 konsumatorë të lagjes “Dodona” pa energji elektrike, KEDS: Po punojmë në rregullimin e lokacionit të prishjes

KEDS-i ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve, duke thënë se beson që furnizimi i rregullt me energji elektrike të rregullohet brenda një afati më optimal. Pa energji elektrike kanë mbetur rreth 700 konsumatorë

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS)

Rreth 700 konsumatorë të lagjes “Dodona” dhe përreth saj kanë mbetur pa energji elektrike që nga mesnata.

Siç ka njoftuar KEDS, lokacioni i prishjes është gjetur dhe në të njëjtin po punohet.

“Për shkak të prishjes së një kablloje nëntokësore, rreth 700 konsumatorë të lagjes Dodona dhe përreth saj kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike që nga mesnata. Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, ekipet e KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku e kanë gjetur lokacionin e prishjes dhe tashmë po punojnë në rregullimin e saj”, thuhet në njoftim.

KEDS-i ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve, duke thënë se beson që furnizimi i rregullt me energji elektrike të rregullohet brenda një afati më optimal.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika