Rreth 98 mijë rusë ikin drejt Kazakistanit për të shmangur thirrjen për luftë në Ukrainë

Mijëra qytetarë rusë janë nisur drejt Kazakistanit pas një thirrje për mobilizim të presidentit Vladimir Putin. Ndërsa një qytetar ka thënë se edhe pse mobilizimi është shpallur i pjesshëm, sipas dokumenteve rezulton i plotë. Në të njëjtën kohë Kazakizstani ka premtuar që nuk do të kthejë mbrapa asnjë qytetarë

Foto ilustrim

Radhë të gjata janë krijuar në pikën kufitare Vishnevka nga Rusia në Kazakistan, ndërsa mijëra njerëz po vazhdojnë të ikin nga një thirrje e mundshme për luftën në Ukrainë.

Rreth 98 mijë rusë kanë kaluar në Kazakistan gjatë javës që kur Presidenti Vladimir Putin ka njoftuar për një mobilizim të pjesshëm të rezervistëve.

“Mobilizimi u shpall i pjesshëm, por sipas dokumenteve rezulton i plotë”.

“Dhe fjalët e presidentit nuk korrespondojnë me atë që është shkruar në letër. Njerëzit që qëndrojnë këtu kanë frikë se herët a vonë do të shpallet një mobilizim i plotë dhe më pas askush nuk do të mund të kalojë kufijtë”, ka thënë një qytetar.

Disa qytetarë të tjerë po udhëtojnë me tren derisa çmimi  i taksive për në kufi është bërë i papërballueshëm për shumicën. Ndërsa Kazakistani ka premtuar se nuk do t’i kthejë pas për në Rusi.

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev ka thënë se integriteti territorial i shteteve duhet të jetë i pacenueshëm, raporton euronews.

“Ky është parimi kryesor. Unë gjithmonë kam folur për këtë hapur dhe qartë në arenën ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

Ndër të tjera Takayev ka theksuar se Kazakistani nuk do t’i njohë referendumet në territoret e okupuara të Ukrainës, një qëndrim sfidues nga një vend që tradicionalisht është parë si aleat i Moskës.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika