Kosova ka shënuar rritje të numrit të vizitorëve të huaj gjatë muajit shkurt të këtij viti, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Në shkurt 2026, vendin e vizituan gjithsej 32 mijë e 228 vizitorë të huaj, që paraqet rritje prej 16.1% krahasuar me shkurtin e vitit 2025, kur numri ishte 27 mijë e 769 vizitorë.
Sipas ASK-së, shumica e vizitorëve të huaj kanë ardhur nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra.
Në total, gjatë shkurtit 2026, në hotele në Kosovë janë regjistruar 56 mijë e 644 vizitorë, prej të cilëve 24 mijë e 416 ishin vendorë, ndërsa 32 mijë e 228 ishin të huaj. Krahasuar me shkurtin 2025, kur ishin 51 mijë e 795 vizitorë, kjo paraqet rritje prej 9.4%.
Po ashtu, numri i net-qëndrimeve ka arritur në 112 mijë e 367. Prej tyre, 60 mijë e 513 (53.8%) i takojnë vizitorëve të huaj, ndërsa 51 mijë e 854 (46.1%) vizitorëve vendorë.
