Rritja e importit me Serbinë, shkas rritja e çmimit të karburanteve

Rritja e importit më Serbinë, ka qenë shkas që ish-kryministri I Kosovës, Avdullah Hoti të ngrit në pikëpyetje, kthimin në partnerë kryesorë tregtarë. Derisa Hoti ka bërë fajtorë Qeverinë, ekonomistët thonë se janë edhe disa shkaqe të tjera të kësaj rritje

Ilustrim

Probleme politike mes Kosovës dhe Serbisë ka me bollëk, por situata ndryshon kur vije puna tek biznesi.

Kjo pasi që shkëmbimi tregtar mes dy shteteve është shumë i madh e ku dominojnë importet që Kosova bënë nga Serbia.

Por, një gjë të tillë po e kritikon ish kryeministri Avdullah Hoti.

Madje ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Serbia është kthyer në partnerin kryesor tregtar të Kosovës.

Gjatë vitit 2022, shkaku i inflacionit ka ulje të importit nga të gjitha vendet e Ballkanit Përendimor por jo edhe nga Serbia.

Kjo ka qenë shkas, që ish-kryeminitri i Kosovës, Avdullah Hoti të ngrit pikëpyetje për Qeverin aktuale,  që dikur rrokulliste maunet më produkte nga Serbia.

“Nëse e analizojmë tregtinë me vendet e Ballkanit Perëndimor, shohim se importet me të gjitha këto vende janë ulur pa përjashtim, përveç me Serbinë. Dikush mund të thotë se tregtia është e lirë dhe ajo i përcakton importet dhe eksportet. Dakord jam me këtë. Por tregtia e lirë ka ekzistuar edhe në vitet kur këta që sot qeverisin i rrotullonin kamionët me mallra nga Serbia”, ka thënë Hoti.

Fajtor për këtë situatë Qeverinë aktual po e bënë edhe ekonomisti, Mustafë Kadriaj.

Sipas tij, shkak për këtë është dhe in formaliteti në Veri të vendit.

“ Qeveria aktuale sot nuk po bënë asgjë, është deklaruar se do të merr masa drejt taksave e reciprocitetit më Serbinë,  derisa në shohimë se kemi rritje me import nga Serbia. Kjo është një boomerang. Janë edhe transporti edhe çmimet ato që ndikojnë tek rritja e produkteve serbe brenda Kosovës. Kemi një informalitetë me Veriun e Kosovës dhe nga atje hynë produktet edhe formale edhe jo formale”, ka Kadriaj.

Mustafë Kadriaj, ekonomist

Rritja e importit nga shteti Serbë në Kosovë, është edhe për shkak të një faktori tjetër.

“Arsyeja kryesore është afërsia  e Serbisë më Kosovën, ju keni qenë dëshmitarë të ngritjes së çmimeve të karburanteve dhe shtetet më të largta, shkaku I transportit është pak ma problem me marr produkte nga shtetet e tjera. Serbia është më aferë dhe kjo mundët më qenë arsyeja”, tha ish-drejtori i Doganës, Naim Huruglica.

Naim Huruglica, ish-drejtor i Doganës

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deri në fund të tetorit të këtij viti, Kosova ka importuar mbi 310 milionë euro mallra nga Serbia.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika