Rrusta: Kurti në momentin e parë që ka ardhur në pushtet e ka nisur luftën ndaj sindikatave

Sipas aktivistes së PSD-së, Teuta Rrusta, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke përdorur dhunë ndaj grevave në arsim dhe në administratë publike, Sipas saj, ai është duke i shantazhuar me ndalje të pagës pikërisht në kohë krize ku inflacioni është shumë i lartë

Teuta Rrusta, nga PSD-ja

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtin në momentin e parë që ka ardhur në pushtet e ka nisur luftën ndaj sindikatave”, ka thënë anëtarja e Partisë Social Demokrate, Teuta Rrusta.

Rrusta ka folur për grevën në arsimi dhe në administratën publike, ku ka thënë se Qeveria Kurti 2, është duke ushtruar dhunë ndaj punëtorëve, sepse ata po kërcënohet sipas saj me heqje pagash në këtë kohë kur inflacioni është shumë i lartë.

Ajo ka thënë se punëtorët janë duke kërkuar rritje pej 100 eurosh deri sa të miratohet ligji për paga.

“Qasja e Qeverisë është dhunë e shantazh nëpërmjet vonesës së pagave për punëtorët, dhe nuk ka asgjë më të ulët se në këtë krizë financiare t’i kërcënosh me ndalje të pagës”, ka theksuar ajo.

Më tej ajo ka treguar se deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, nëpërmjet militantëve të partisë së tyre, kanë nxitur trazira pasi i kishin thirrur qytetarët t’i dërgojnë nxënësit në Shkolla në mënyrë që të lindin konfrontime me përfaqësuesit e SBASHK-ut.

Tutje, Rrusta ka sqaruar manipulimet e qeverisë më prindërit dhe keqpërdorimin e fëmijëve. Provokimi i situatës sipas saj është se “ata mund të kërkojnë që të nisë mësimi por, jo të komunikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë me prindërit, përderisa mësuesit refuzojnë të japin mësim”.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika