Rukiqi: Emergjencat energjetike, Qeveria do të duhej t’i kryente detyrat në kohë

Berat Rukiqi nga LDK

Berat Rukiqi nga LDK për arsyet se pse po vonohen riparimet e blloqeve ka thënë se këto arsye duhet t’i jep Qeveria, Bordi i KEK-ut dhe strukturat udhëheqëse të KEK-ut.

“Në një krizë energjetike që ka qenë në dy vitet e fundit duke ditur çmimet e paparashikuara të importit, secila Qeveria dhe secila strukturë që qeveriset nga kjo qeveri do të duhej të ishte më e përgatitur dhe t’i kryente detyrat në kohë pasi që është situatë emergjente dhe në këto situata duhet të veprohet më shpejt se sa në situata normale”, ka thënë Rukiqi.

“Ajo që neve na shqetëson që kjo mospërfundim në kohë i remontit ka shkaktu mungesë në bilancin energjetik të vendit dhe kjo mungesë është kompensu me import dhe ky import sot kushton më shumë se çdo herë tjetër në tregun energjetik”, ka thënë tutje Rukiqi në “FIVE” të RTV Dukagjini.

Rukiqi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike ka thënë se mund të shmangej nëse do të kishte veprime në kohë, duke shtuar se kjo rritje do të vërehet më shumë në dimrin e ardhshëm.

“Çdo kosto shtesë sot për qytetarin e bën diferencën”, ka shtuar Rukiqi.

Ndërsa për uljen e deficitit buxhetor Rukiqi ka thënë se nuk duhet të kemi më shumë se 3 për qind të deficitit buxhetor në raport me JTP-në e vendit. Ai shtoi se ministrit jetike për zhvillim ekonomik nuk kanë investime kapitale.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika