Rusia dhe Ukraina shkëmbejne sulme ajrore me raketa dhe dronë

Rusia ka thënë se ka penguar një valë masive sulmesh me dronë në Krimenë e pushtuar dhe një sulm me raketa në Kaluga më 25 gusht, kur ushtria e Ukrainës raportoi sulme vdekjeprurëse ajrore dhe dronë në rajonet e saj

Rusia ka thënë se ka penguar një valë masive sulmesh me dronë në Krimenë e pushtuar dhe një sulm me raketa në Kaluga më 25 gusht, kur ushtria e Ukrainës raportoi sulme vdekjeprurëse ajrore dhe dronë në rajonet e saj.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë se mbrojtja e saj ajrore neutralizoi 42 dronë, nëntë prej të cilëve dyshohet se u rrëzuan, ndërsa 33 të tjerët u “ndalën me mjete elektronike dhe u rrëzuan pa e arritur cakun e tyre”.

Më herët, kreu i rajonit të Sevastopolit në Krime, i emëruar nga Moska, Mikhail Razvozhayev, tha se disa dronë ishin shkatërruar mbi det pranë Kepit Khersones të Krimesë.

Kanali Baza në platformën Telegram raportoi se një raketë u rrëzua pranë aeroportit ushtarak Shaikovka në rajonin Kaluga, rreth 300 kilometra në jugperëndim të Moskës.

Dy aeroportet kryesore të Moskës, Vnukovo dhe Domodedovo, ndërprenë përkohësisht funksionimin, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS, ndërsa nuk është raportuar për viktima apo dëme.

Moska dhe rrethina e saj janë shënjestruar shpesh nga sulmet me dronë gjatë javëve të fundit.

Ndërkohë, Rusia nisi një valë tjetër sulmesh ajrore dhe raketore në Ukrainë gjatë natës, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në orët e hershme të mëngjesit të 25 gushtit, duke shtuar se kishte viktima në mesin e civilëve.

“Gjatë 24 orëve të fundit, armiku ka lëshuar shtatë raketa dhe 47 sulme ajrore…në pozicionet e trupave tona dhe në zonat e banuara”, thuhet në raportin e përditshëm të ushtrisë.

“Për fat të keq, ka të vdekur dhe të plagosur mes popullatës civile”, thuhet tutje në këtë raport.

Ushtria nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me caqet e sulmeve ruse apo viktimat, duke thënë se informacionet e tjera janë “aktualisht duke u qartësuar”.

Por, mbrojtja ajrore e Ukrainës raportoi veçmas se kishte rrëzuar katër raketa lundrimi ruse mbi rajonin e Odesës, të cilat tha se ishin lëshuar nga Deti Azov.

Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur t’i konfirmojë pretendimet e dy palëve në mënyrë të pavarur. Por, ato vijnë vetëm një ditë pasi Ukraina festoi Ditën e Pavarësisë, kur shtatë persona mbetën të lënduar në orët e para të 24 gushtit pas një sulmi me raketa në qytetin në jug të Ukrainës, Dnjepër.

Mbrëmjen e 24 gushtit, Shtetet e Bashkuara bënë të ditur se do t’i stërvitin pilotët ukrainas për përdorimin e avionëve luftarakë F-16 nga tetori, duke iu bashkuar një koalicioni të Perëndimit, i cili po i ndihmon pilotët e Kievin të përgatiten për t’iu bashkuar luftës kundër pushtuesit rus me avionë të sofistikuar luftarakë./REL

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika