Rusia hap çështje penale ndaj politikanit të opozitës i cili është shprehur kundër luftës

Foli hapur kundër luftës së Rusisë me Ukrainën, e kjo i kushtoi Ilya Yashin, politikanit të opozitës të shkoi në gjykatë, pasi autoritetet ruse nisën një çështje penale kundrejt tij

Ilya Yashin, në gjykatë në Moskë

Gjatë ditës së martë të 12 korrikut, autoritetet ruse kanë nisur një çështje penale kundër politikanit të opozitës ruse, Ilya Yashin ku sipas autoriteteve ky i fundit ka përhapur një informacion “të rremë” për ushtrinë ruse, kështu ka bërë të ditur avokati i politikanit, Vadim Prokhorov.

“Departamenti Kryesor i Hetimit ka iniciuar çështjen penale sipas nenit 207.3 të Kodit Penal të Federatës Ruse, kundër Ilya Yashin”, ka bërë të ditur avokati, Prokhorov.

Avokati i Yashin kishte marrë një telefonatë nga një hetues, dhe sipas tij ata kishin filluar menjëherë që të kontrollojnë shtëpinë e tij.

Yashin i cili është edhe ish-këshilltar i qytetit të Moskës, ka qenë kritik i  ashpër ndaj presidentit Vladimir Putin, ku ndoshta kjo edhe ishte arsye që Yashin të fliste hapur kundër luftës së Rusisë me Ukrainën.

Yashin u ndalua më 28 qershor, dhe të nesërmen ai u arrestua për 15-të ditë, për mosbindje ndaj policisë.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika