Rusia sulmon Ukrainën me dronë kamikazë

Rusia ka lëshuar të premten 16 dronë kamikazë në Ukrainë, dhe këto erdhën një ditë pasi Moska lëshoi dhjetëra raketa kundër infrastrukturës së Ukrainës

Fotoilustrim

Rusia lëshoi 16 dronë “kamikazë” në Ukrainë tha ushtria e Kievit të premten, një ditë pasi Moska lëshoi dhjetëra raketa në breshërinë e saj të fundit kundër infrastrukturës së Ukrainës.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se të gjithë dronët, për të cilët tha se ishin dërguar nga juglindja dhe veriu, ishin shkatërruar nga mbrojtja ajrore, shkruan CNN.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha në kanalin e tij Telegram se shtatë dronë ishin drejtuar në kryeqytet dhe se pesë u shkatërruan brenda qytetit dhe dy para se të arrinin në Kiev.

Një ndërtesë administrative në qytet u shkatërrua pjesërisht, sipas Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, i cili gjithashtu tha se nuk kishte informacion për ndonjë viktimë.

Rusia ka nisur valë të shumta sulmesh me dronë dhe raketa kundër Ukrainës që nga mesi i tetorit, duke dëmtuar rëndë infrastrukturën e saj energjetike.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika