Sa e njohin njëri tjetrin artistët e serialit “Fara e flliqt”

Aktorët e serialit "Fara e Flliqt", Muhamed Arifi dhe Edon Bërveniku, gjatë ditës së premte, ishin të ftuar në emisionin "Radar" me Edita Doli në Radio Dukagjinit, dhe ata u sfiduan me disa pyetje provokative se sa i njohin njëri-tjetrin

Aktorët e serialit "Fara e Flliqt", Muhamed Arifi dhe Edon Bërveniku, të ftuar në emisionin "Radar" me Edita Doli, me Radio Dukagjini

Muhamed Arifi dhe Edon Bërveniku, aktorët e serialit “Fara e Flliqt”, gjatë emisionit “Radar” me Edita Doli në Radio Dukagjinit, u gjetën para një sfide.

Me disa pyetje, ndonjë edhe pak provokative, artistët që kanë marr vëmendjen e publikut gjithandej vendit, treguan se sa e njohin në realitet njëri tjetrin.

Në shumicën e pyetjeve, të dy artistët treguan se deri diku e njohin njëri tjetrin, edhe jashtë profesionit dhe jetës së përditshme.

Seriali “Fara e flliqt” që ka filluar të shfaqet nga viti 2020, do të vazhdojë tutje dhe ndër pyetjen e kësaj interviste, Muhamedi dhe Edoni treguan se ky serial është i plotësuar vetëm kur të dy janë bashkë dhe nuk mund ta paramendojnë se një ditë do të ndahen nga ky serial.

Të kritikuar shpeshherë nëpër rrjetet sociale për gjuhën e përdorur në serialin “Fara e flliqt”, aktorët tregojnë se po mundohen ta përcjellin realitetin që po na rrethon.

“Pavarësisht se ka banalitet, qëllimi ynë është që të japim mesazh dhe fatmirësisht kohëve të fundit, qytetarët kanë filluar t’a kuptojnë saktë kuptimin e mesazhit, që në realitet është gjithçka nga përditshmëria e të gjithë neve”, kanë thënë aktorët për Radio Dukagjini.

Muhamedi dhe Edoni, treguan edhe për projekte të reja që janë duke punuar, e që shumë shpejt do të jenë gati për publikun dhe angazhimet e shumta që i kanë gjatë ditës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika