Sadiku: Në tregun ndërkombëtar pritet stabilizim i inflacionit, Kosova vazhdon të goditet nga çmimet e larta

Kosova që nga 1 prilli është përballur me rritje prej 15.4% të çmimit të energjisë elektrike. Profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku ka thënë për Radio Dukagjinin se rritja e çmimit të rrymës pritet të ndikojë në rritjen e çmimeve të ushqimeve, që sipas tij do t'i përkeqësojë gjërat edhe më shumë në ekonomitë familjare

Foto ilustruese

Derisa në tregun ndërkombëtar ka pritje që inflacioni sivjet të stabilizohet, në Kosovë shtrenjtimi i fundit i energjisë elektrike ka bërë që vendi të vazhdoj të goditet nga niveli i larët i çmimeve. Kështu ka thënë për Radio Dukagjinin, profesori i Ekonomisё, Muhamet Sadiku.

“Duhet llogaritur se energjia elektrike është imput i shumë sektorëve tjerë të ekonomisë, andaj duhet pritur që ky nivel i rritjes së energjisë elektrike do të transmetohet si domino strategji edhe në rritjet e çmimit të produkteve tjera”, ka thënë ai.

Më tej Sadiku ka deklaruar se “Ajo çka rrezikon më së shumti standardin e jetës dhe aftësinë blerëse të popullatës është rritja e çmimeve të produkteve bujqësore dhe kjo do të shtrihet edhe në produktet tjera, gjë që do të sjell kokëçarje të mëdha sociale për popullatën e Kosovës, e cila edhe ashtu në këto vite të fundit nuk e ka një mbështetje të duhur institucionale, për të përballuar këto çrregullime të mëdha që ndërlidhen me rritjen e çmimeve në ekonomi”, ka thënë ai.

Muhamet Sadiku, ekonomist

Duke iu përgjigjur pyetjes se a ka Kosova mekanizëm që mund të parandalojnë rritjen e radhës së çmimeve të produkteve elementare, Sadiku tha se janë bërë disa përpjekjeve që kjo të bëhet me veprime të kohëpaskohshme, por, ai thotë se ato duhet të bëhen në mënyrë sistematike.

“Në të gjitha vendet e rajonit që po përballen me krizë, është zbatuar modeli i indeksimit të pagave, pensioneve dhe të dalurave tjera sociale me nivel të rritjes së inflacionit. Kjo nuk ka ndodhur në Kosovë, dhe në këtë garë është duke fituar me të madhe inflacioni dhe rritja e kostove për grupet që përballen me nivel të ultë të të ardhurave”, është shprehur ai.

Më 30 Mars, Bordi i ZRRE-së, mori vendim për shtrenjtim të energjisë elektrike nga 1 prilli, për  15 për qind. Arsyetim për rritjen e tarifave është theksuar furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike në vend.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika