Sadiku: Qytetarët e Mitrovicës së Veriut kërkojnë shpresë, ata janë lodhur

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skënder Sadiku, ka thënë se veriut të Kosovës i nevojitet paqe

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skënder Sadiku





Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skënder Sadiku, në Debat Plus ka folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Ai ka kërkuar normalitet për qytetarët e asaj pjese, duke e theksuar nevojën për normalitet dhe paqe.

Sadiku, ka thënë se qytetarët shqiptarë e edhe ata serbë, janë lodhur nga situatat dramatike që krijohen vit pas viti.

“Edhe komuniteti shumicë serbë, 23 vite me lojëra e heronjve e viktimave është shumë për një qytet me 5km katrorë, kërkojmë normalitet. Në fund të ditës atje ka njerëz ka familjarë, ka njerëz i kanë sytë nga mediat, i kanë sytë nga Prishtina e Beogradi, Brukseli e Amerika.Jemi lodhur, po kërkojmë shpresë, shpresojmë të jetë ky treni i fundit… duhet qetësi edhe tek komuniteti serbë, edhe ata janë lodhur”, ka deklaruar ai.

Tutje ai i ka kritikuar edhe mediat siç ka thënë për hiperbolizim të situatës para dy dite në veri të Kosovës, ku ishte raportuar për disa shpërthime.

“Fokusi ka qenë tek ato objekte, mos të krijohet panik tek qytetarët… sikur të hudhej ndonjë garantë do të kishte pasoja të mëdha. Janë gjëra të trishta, janë gjëra që 23 vite jemi lodhur, po flas prej prizmit të qytetarit”, ka deklaruar ai.

Në fund, ai e ka theksuar nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe, duke thënë se kjo i ruan institucionet e shtetit të Kosovës.





Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika