Sami Lushtaku padit Vetëvendosjen për shpifje dhe dëmtim të reputacionit

Sami Lushtaku e ka paditur Lëvizjen Vetëvendosje. Njoftimin e ka dhënë avokatja e tij, Besiana Ismajli, pasi klienti i saj është akuzuar se ka pasur terminal doganor i cili ka kaluar në pronë publike nga Qeveria Kurti. Ky postim i VV-së, i bërë me datë 10 tetor të këtij viti, Ismaili thotë se është shpifje pasi që Lushtaku nuk ka pasur ndonjëherë terminal doganor dhe është bërë me qëllim të dëmtimit të reputacionit të tij

Ky postim në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje mund t’i shkaktoj probleme ligjore.

Kjo pasi nënkryetari aktual i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku ka paditur këtë parti, pasi që i njëjti pretendon të mos ketë pasur terminal doganor, që ndryshe thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje me datë 10 tetor të këtij viti.

“Terminali i Devollëve, i Sami Lushtakut, i djemve të Isa Mustafës, i Margarita Kadriut, që kaluan nga prona publike në private duke u sjellë për 10 vjet 37 milionë euro këtyre familjeve që sunduan me vendin, me Qeverinë Kurti janë kthyer në pronësi publike”, thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Lidhjen e tij me terminale doganore  e mohon avokatja e tij Besiana Ismaili.

 “Në këtë rast përgjegjës për fyerje dhe shpifje është subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, deklarimi i Vetëvendosjës është i paqëndrueshëm, i pavërtet dhe i pa argumentueshëm, dhe se informacioni se Z.Sami Lushtaku nuk ka terminal doganor është fakt që Vetëvendosje e di, dhe është dashur ta dijë”, tha Ismaili.

Ismali tha kanë kërkuar nga Vetëvendosje siç thotë tërheqjen e informacionit të pasaktë.

“Me datën 17.10.2024 ne e kemi paraqitur një kërkesë, drejtuar subjektit politik Vetëvendosje për përmasimin e shprehjes fyese, tërheqjen e informacionit të pasaktë, edhe demantimin e shprehjes së pasaktë për të cilën kërkesë ne fare nuk kemi pranuar përgjigjëje akoma në mbështetje të nenit 5 të po këtij ligji për shpifje dhe fyerje Vetëvendosje është përgjegjëse për shpifje dhe në mbështetje të nenit gjashtë të këtij ligji Vetëvendosje ka barrën e provës për të vërtetuar, vërtetësinë e kësaj deklarate”, shtoi Ismaili.

Ismaili thotë se kanë kërkuar edhe dëmshpërblim të dëmit, ku kompensimi i dëmit duhet të jetë në proporcion me dëmin e shkaktuar që lidhet me reputacionin e Sami Lushtakut.

TV Dukagjini ka kërkuar një qëndrim nga zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka në lidhje me këtë padi, por që nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e kronikës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika