SBASHK-u kërkon ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale

Rrahman Jasharaj nga SBASHK-u në një lidhje direkte në Radio Dukagjin në emisionin ‘Magazina’ ka folur për Ligjin për Skemat Pensionale të cilin AAK e dërgoi tek Avokati i Popullit me qëllim të procedimit të këtij Ligji për interpretim në Gjykatën Kushtetuese

Rrahman Jasharaj nga SBASHK-u në një lidhje direkte në Radio Dukagjin në emisionin ‘Magazina’ ka folur për Ligjin për Skemat Pensionale të cilin AAK e dërgoi tek Avokati i Popullit me qëllim të procedimit të këtij Ligji për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Jasharaj ka thënë se edhe SBASHK-u ka dërguar shkresa tek Avokati i Popullit lidhur me këtë çështje madje janë takuar edhe me deputetin e AAK-së, Shemsedin Dreshaj po aty.

Ai tutje ka thënë se në takim me avokatin e Popullit kanë kërkuar që ligji në fjalë të dërgohet në kushtetuese nga se ndryshimet e bëra sipas tij prekin negativisht të pensionuarit përfshirë edhe mësimdhënësit dhe ata që do të dalin në pension në të ardhmen.

Kryesindikalisti ka thënë se kërkesë e tyre është që të hiqet 15 vitesh si kusht për të përfituar pensionin ashtu siç po kërkojnë edhe deputetët opozitar.

Gjithashtu në emisionin Magazina ka folur edhe avokati Ardian Bajraktari se çfarë mund të bëjë Avokati i Popullit lidhur me Ligjin për Skemat Pensionale.

Sipas avokatit Bajrami, Avokati i Popullit pas analizimit të ligjit mund ta dërgoj atë në Gjykatën Kushtetuese.

Ai tutje ka thënë se nuk e din pse më parë nuk është iniciuar ky rast meqë deputetët janë palë të autorizuara për ta bërë një gjë të tillë.

“Neni 130, paragrafi 5 ia mundëson deputetëve që në afat prej 8 ditësh pas miratimit në këtë rast të ligjit të kenë mundësi ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese. Mirëpo, kam përshtypjen se si rezultat i afatit relativisht të shkurtë nuk kanë pasur mundësi ta analizojnë në detaje, andaj e kanë dërguar ligjin tek Avokati i Popullit, përkatësisht kërkesën”, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë se i mbetet Avokatit të Popullit që në përgjegjësitë dhe detyrat ligjore që fillimisht të arsyetoj “ti kthej përgjigje brenda afatit prej 10 ditësh palës e cila e ka autorizuar dhe në afat prej 30 ditësh pas shqyrtimit të të gjitha provave, duke marr në konsideratë edhe afatin që kërkohet me nenin 29 dhe  30 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, e që në rastet e tilla duhet që 6 muaj nga momenti i aktit të ketë mundësin ë që ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese”.

Ai tutje ka thënë se tani i mbetet Avokatit të Popullit të shoh se a ka ende elemente diskriminuese.

“Në rast se vërtetohet se ka elemente, atëherë ai ka mundësi ta dërgoj në tërësi ligjin ose mund të dërgoj ndonjë dispozitë”.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika