Topalli: Para demonstratave të vitit 1981, e shpërndanim hapur kërkesën për Republikën e Kosovës

Ish-veprimtari Faton Topalli ka deklaruar se organizata ku vepronte kishte zhvilluar aktivitete për kërkesën për Republikën e Kosovës disa vite para demonstratave të vitit 1981.

Në intervistën në Debat Plus, në kuadër të ciklit “Dosjet”, Topalli tregoi se një nga format e veprimtarisë ishte shtrimi i pyetjes “Pse Kosova s’është Republikë?” në shkollat e mesme, përfshirë edhe gjatë orëve të historisë dhe marksizmit.

Ai përmendi rastin e profesorit të historisë Ramadan Haziri, të cilit ia kishte parashtruar këtë pyetje. Sipas Topallit, përgjigjja e tij ishte se kërkesa për Republikë ishte shtruar edhe më herët, por kushtet nuk ishin plotësuar.

Topalli tha se organizata kishte shpërndarë edhe një trakt në vitin 1979, të nënshkruar në emër të organizatave të tjera, me qëllim që kërkesa për Republikë të përhapej më gjerësisht.

“Sepse ideja ka qenë të flitet për Republikën, të përhapet kërkesa për Republikë, e cila prej vitit 1968 nuk ka qenë më opsion i zgjidhjes së shqiptarëve në Jugosllavi”, u shpreh ai.

Sipas Topallit, kërkesa për Republikë në atë periudhë mund të diskutohej më hapur sesa në vitin 1981, kur, siç tha ai, shprehja e saj mund të çonte në burgosje.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika