Scholz i premton Ukrainës “mbështetje të pakufishme”

Në fjalimin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, është përmendur edhe "mbështetja e pakufishme" për Ukrainën dhe dërgimi i mjeteve të rënda luftarake

Kancelari gjerman, Olaf Scholz

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror i ka premtuar Ukrainës “mbështetjen e pakufishme të Gjermanisë”.

Por, kancelari Scholz nuk e ka përmendur se kur do të dërgojë Gjermania tanket luftarake të tipit “Leopard 2”, për të cilat, Ukraina është lutur në mënyrë që të mund ta rifitojë vrullin pas disa sukseseve në fushën e betejës në gjysmën e dytë të 2022 kundër agresionit rus.

Fjalimi i Scholzit në Davos ishte fjalimi i vetëm i një lideri nga vendet e G7-ës.

Scholz, në fjalën e tij u përqendrua kryesisht në ekonominë e së ardhmes “Çfarë ndryshimesh solli një vit” – me këto fjalë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, hapi fjalimin e tij dhe i përshkroi ndryshimet e shkaktuara në ekonominë globale si rezultat i luftës së Rusisë në Ukrainë, shkruan DW.

Scholz përsëriti premtimin e tij “Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën – për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Ai ka theksuar se për të siguruar që lufta e agresionit rus të dështojë, Gjermania po dërgon vazhdimisht dhe në konsultim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë “sasi të mëdha armësh”.

Ai e cilësoi ndihmën ushtarake për Ukrainën “një pikë të thellë kthese në politikën e jashtme dhe të sigurisë gjermane”.

“Rusia tashmë ka dështuar me luftën e saj imperialiste”, ka shtuar Scholz.

Ndryshe, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, të martën e 17 janarit, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Në këtë bisedë, ata kanë ritheksuar mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën dhe dënuan agresionin e Rusisë.

Presidenti Biden dhe kancelari Scholz diskutuan për ndihmën e tyre të vazhdueshme për Ukrainën.

Ndryshe, në fillim të janarit, Washingtoni dhe Berlini ranë dakord së bashku për të dërguar automjete luftarake për ta mbështetur Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Biden njoftoi se ShBA synonte të furnizonte Ukrainën me një raund tjetër ndihme sigurie, duke përfshirë automjete luftarake.

Ndërkaq, të enjten, sekretari i Mbrojtjes i ShBA-ve, Lloyd Austin dhe ministri i sapoemëruar gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, pritet të takohen në Berlin.

Takimi në Ramstein, i organizuar nga Austin, do të fokusohet në më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Ndërsa, në fillim të janarit të këtij viti, ShBA ka ndarë një paketë ndihme ushtarake me vlerë më shumë se 3 miliardë dollarë për Ukrainën.

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika