Sejdiu: 30 mjekë në procedurë për largim nga Kosova, s’ka asnjë masë për t’i ndaluar

FOTO:EO

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, thotë se në tre muajt e parë të këtij viti janë larguar nga Kosova 30 mjekë. Sejdiu shton se nga ky numër, disa veçse janë larguar e disa janë në proces të kompletimit të dokumentacionit për t’u larguar nga Kosova.

E pavarësisht ikjes së mjekëve, në Kosovë ekziston një numër i madh i mjekëve të papunë.

Sejdiu thotë se institucionet përgjegjëse që nuk po ndërmarrin masa për ta ndalur ikjen e profesionistëve shëndetësorë.

“Për këtë tremujorë kemi 30 kolegë të rinj të cilët vetëm se kanë plotësuar dokumentacionin dhe janë në proces apo disa prej tyre vetëm se janë larguar e që neve na bën me dije se asgjë nuk ka ndryshuar gjatë kësaj kohe që mundohemi t’i ndalim pra nuk ka pas efekt nëse mund të them se është marrë ndonjë masë atraktive për me e ndal ose zvogëlua këtë trajektore apo numrin e largimit”, tha Sejdiu për Ekonomia Online.

Sipas Sejdiut, në Kosovë figurojnë edhe mbi 400 mjekë të papunë.

“Me raportin e vitit 2023 do të thotë me 1 janar do të thotë të verifikuar përmes listave të pagave buxhetit të Kosovës dhe të ATK-së përfitimeve që i sjellin prej ATK-së janë të vetëdeklaruar 441 mjekë të papunë që është një numër shumë i madh”, deklaroi Sejdiu.

Sejdiu ka kritikuar edhe nivelin qendror dhe lokal pasi thotë se njerëz të pushtetshëm kanë keqpërdorur pozitën për interesa personale.

“Ministria e Financave jo vetëm tani por edhe në të kaluarën çdoherë e ka dokumentuar se kanë dhënë vende pune të reja për mjek në komuna po ata kryetarët e komunave të cilët janë ata përgjegjës kanë punësuar të tjerë jo mjek, jo punëtorë shëndetësorë dhe ato vende janë keqpërdorur dhe tani rreziku vjen faza e dytë është që është më problematike është niveli sekondar i spitaleve i cili unë besoj se vetëm kanë filluar të kenë probleme për shkak të mungesës së specializimeve për një kohë dhe specializime pa kriter të cilat nuk janë dhënë për nevoja reale të këtyre spitaleve rajonale”, thotë Sejdiu./EO

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika