Selimi: Nga Serbia priten shantazhimet e kërcënimet

Sulmet e njëpasnjëshme ndaj Policisë së Kosovës afër pikave kufitare në veri të vendit janë cilësuar si alarm për sigurinë e Kosovës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëkohësisht, anëtare e Komisionit të Sigurisë në Kuvendin e Kosovës, Shqipe Mehmeti Selimi, ka njoftuar për gatishmërinë e institucioneve të sigurisë në Kosovë, për t’u përballur me sulmet e mundshme nga Serbia.

Ajo ka thënë se, Serbia kohëve të fundit ka marrë zemër nga sulmet ruse në Ukrainë.

“Ditëve të fundit po shihet fytyra e vërtetë e Serbisë. Si duket kanë marrë zemër nga sulmet e Rusisë në Ukrainë, dhe këta po dëshirojnë të tregojnë se janë ende gjallë dhe mund të bëjnë sulme tjera në Kosovë”, ka thënë Selimi në RTV Dukagjini, gjersa ka shtuar se, Policia dhe Ushtria e Kosovës janë të gatshme të mbrojnë sovranitetin.

Megjithëse përgjegjësit e sulmeve nuk dihen, Mehmeti–Selimi ka thënë se institucionet e sigurisë janë duke punuar në atë drejtim.

“Kur sulmohet policia e një shteti ai quhet sulm terrorist. Ky është akt terrorist dhe nuk mund të konsiderohet lojë e fëmijëve. Na është sulmuar policia në kufi dhe na është rrezikuar sovraniteti”, ka shtuar ajo.

Selimi ka deklaruar se, Serbia është e ndikuar nga Rusia, si pasojë e kësaj po bën veprime të tilla ashtu që të destabilizojë situatën në Ballkan. Sipas deputetes, këto veprime janë një formë hakmarrjeje, pas moslejimit të mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Gjithsej, deri tani numërohen 5 sulme të tilla ndaj Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika